
Ish-kryeministri e ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë dënuar me një total prej 81 vitesh burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.
Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa mes tyre ka reaguar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Në postim, Ahmeti e cilësoi vendimin si të padrejtë dhe shprehu zhgënjim për dënimin e Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve për maturi dhe unitet, duke theksuar se UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës e se duhet pritur edhe vendimi i Apelit. Ahmeti tha gjithashtu se procesi gjyqësor nuk e mbështeti akuzën për trafikim organesh dhe se të akuzuarit u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit.
Vendimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit është një vendim që e konsideroj të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes.
Në këto momente të rënda, bëj thirrje për maturi dhe unitet. Nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë.
UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj shtypjes dhe luftoi për lirinë e Kosovës. Pretendimet e dikurshme për trafikim organesh, që rënduan për vite mbi UÇK-në dhe drejtuesit e saj, nuk u shndërruan në akuza në këtë proces. Po ashtu, sot Gjykata i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për krime kundër njerëzimit; dhe potencoi se UÇK kishte pasur objektiv pavarësine e Kosovës, objektiv ky që edhe u arrit. Këto janë fakte që duhet të kujtohen sa herë që dikush përpiqet ta paraqesë UÇK-në si ndërmarrje kriminale.
Aktakuza i ngarkonte Thaçin, Krasniqin, Veselin dhe Selimin me përgjegjësi për një sërë krimesh të pretenduara gjatë viteve 1998-1999. Besojmë se edhe këto akuza do të rrëzohen në procesin e mëtejshëm gjyqësor, ashtu siç nuk u materializuan pretendimet e dikurshme për trafikim organesh.
Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.
Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve.
Me besim në drejtësi, beteja vazhdon në apel
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
16 Shtator13:40
Gjykata Speciale dënoi Thaçin më shumë se Serbia, Haga i dha 25 vite, Millosheviçi e kishte dënuar me 10 vite në qeli
Gati tri dekada para dënimit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi ishte dënuar në mungesë e...
KOSOVA
16 Shtator13:29
“Serbia vrau mbi 13 mijë persona”, Osmani: UÇK ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë,...
KOSOVA
16 Shtator13:26
“Padrejtësia më e madhe e këtij shekulli”, reagon vajza e Jakup Krasniqit: Unë do të vdes me bindjen në pafajësinë e babait tim
Pas vendimit të sotëm në Hagë, ka reaguar edhe vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi.
Në një status të publikuar n&...
KOSOVA
16 Shtator13:24
“Serbia mori goditje”, Ben Andoni: Beogradi nuk e pranon realitetin, do ketë Banjska të tjera
Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24 komentoi dënimin me 81 vite burg për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosov&eu...
KOSOVA
16 Shtator13:22
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagon BE, thirrje për përmbajtje: Gjykata të lejohet të vijojë punën pa ndërhyrje
Bashkimi Evropian ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çl...
KOSOVA
16 Shtator13:02
Vendimi në Hagë, reagon Organizata e Veteranëve të Luftës: UÇK-ja s’ka qenë kurrë ndërmarrje kriminale
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se UÇK-ja nuk ka qen&e...
KOSOVA
16 Shtator13:01
“Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës’”/ Avokati i Hashim Thaçit apel: Kuvendi të heqë mbështetjen për tribunalin
Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka reaguar pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale në Hagë, duke shprehur kritika të...
KOSOVA
16 Shtator13:01
Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg/ “Dëshmitë s’u paraqitën”, avokati: Ditë e keqe për Kosovën! Do të ndjekim procedurat!
Avokati i Kadri Veselit, Rodni Dikson pohoi se mbrojtja do të reagojë pas vendimit të fundit, duke shqyrtuar procedurat që mund të nd...
KOSOVA
16 Shtator12:59
“Djemtë dhe vajzat e UÇK-së mbrojtën pragun e shtëpisë”/ Gjyqi në Hagë, LDK thirrje partive: Të bëhemi bashkë! Momenti i vështirë për Kosovën
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtris&e...
KOSOVA
16 Shtator12:52
Dënimi i komandantëve të UÇK-së, jehonë në mediat ndërkombëtare
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për dënimin me gjithsej 81 vite burg për komandantët e UÇK-së Hashim Tha&cced...