Burgosja e katër ish-krerëve të UÇK-së “plagosi” për të dytën herë familjen Thaçin, Krasniqi, Veseli dhe Selimi, e të gjithë shqiptarët që sot shpresuan se çlirimtarët e Kosovës do fitonin lirinë. Reagime të shumta kanë gumëzhirë në rrjet pas shpalljes së vendimit nga gjyqtarët e Hagës, në mesin e të cilave kanë reaguar zemërthyer dhe personazhe të showbizit shqiptar.
Këngëtarë, reperë, ish-banorë të formatit televiziv “Big Brother” si nga ai i Kosovës dhe nga i Shqipërisë, të pikëlluar nga vendimi i Hagës kanë theksuar në reagimet e tyre se kjo e sotmja ishte padrejtësi.
Të zhgënjyer nga vendimi i Hagës kanë reaguar dhe mjaft figura të politikës shqiptare, duke nisur nga socialistët dhe demokratët e Shqipërisë e deri te politikanë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut, të gjithë kanë qëndruar në një linjë për vendimin e Hagës për të cilën theksuan se ishte i padrejtë dhe janë shprehur se beteja ligjore për këtë çështje do të apelohet.

