web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Berisha: Vendim i pamerituar, në Beograd po festohet

16 Shtator 2026, 13:50, Politikë CNA

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së/ Berisha: Vendim i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat nga selia, ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për dënimin me burg të ish-krerëve të UÇK-së.

Berisha u shpreh se gjykata dha dënime tërësisht të pamerituara, ndërsa shtoi se në Beograd po festohet për shkak të këtij vendimi.

Ndër të tjera theksoi se asgjë nuk e errëson luftën çlirimtare të popullit të Kosovës. Po ashtu shprehu besimin se vendimi i Apelit të gjykatës do të bëjë drejtësi.

“Natyrisht sot është një ditë jo e mirë për shqiptarët, për mbarë kombin, për familjet e ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe të Kosovës, pasi gjykata e Shkallës së Parë në Hagë komunikoi vendime me të cilat në mënyrë absolute nuk arriti të substanciojë asgjë konkrete përveç deklaratave të përgjithshme që janë përsëritur me dhjetëra dhe qindra herë nga propaganda e Beogradit. Dha dënime tërësisht të pamerituara në vend që të shpallte pafajësinë në sallë në emër të së drejtës ndaj ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës.

Me këtë rast, sigurisht që festë bëhet në Serbi, në Beograd, për këto dënime të padrejta. Por asgjë nuk mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës që ata udhëhoqën si faqen më të ndritur të luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar pas luftërave të Skënderbeut. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri një luftë me të cilën së bashku, dhe në mbështetje të NATO-s, dhe kjo ishte aleate në tokë e NATO-s, çliroi koloninë e fundit në Europë, Kosovën nga pushtimi barbar serb. Të konceptosh një luftë pa spiunë, pa ndëshkim të spiunëve, 120 mijë francezë u përgjigjën para ligjit për bashkëpunimin e tyre. Vend në botë që nuk ndëshkon koloboracionistët nuk ka. Ushtri në botë në luftë që nuk merr në pyetje të dyshuarit për veprimtari kundër nuk ka. Ishte jashtëzkonisht i papranueshëm deklarimi se qëllimi, kur qëllimi i tyre i vetëm ishte çlirimi i Kosovës, ishte si të justifikoje akuzat bajate të Sllobodanit dhe pasardhësve të tij, dhe padronit të Edi Ramës.

PD edhe njëherë shpreh vlerësimin më të madh për luftën e UÇK-së dhe beson se Apeli i gjykatës unike në botë në llojin e saj, ku janë mbledhur të gjitha dosjet e Beogradit dhe u akuzuan për transplant të organeve, zero. Akuzat e tjera, u tha se do të merrej me krimet e pasluftës, u mor me akte të ’95. Ishte diçka e pakonceptueshme. Nuk kuptoje kush ishte shteti në pushtim. Le të shprehim shpresën se vendimi i Apelit do të bëjë drejtësi dhe do të shkëputet nga propaganda serbe. Dënojmë ndërhyrjen e Beogradit dhe të tjerëve të bërë në këtë gjykatë. Thirrja jonë është për vetëpërmbajtje dhe nuk duhet që emocionet të ndikojnë në rendin, qetësinë dhe stabilitetin e Kosovës”, tha Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga