• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dënimi i 4 ish-liderëve të UÇK/ Kryegjykatësi Smith tregon me detaje rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit

13:58 : 16/09/2026
në AKTUALITET, RAJONI

Gjykata Speciale e Hagës dënoi sot me 81 vite burg të katër ish liderët e UÇK-së, Hashim Thaçin (25 vite burg), Kadri Veselin (18 vite burg), Jukup Krasniqin (25 vite burg) dhe Rexhep Selimin (13 vite burg).

Në vendimin e plotë të lexuar nga kryegjykatësi Charles Smith III u lexuan me detaje dhe rastet ku sipas tyre ish liderët e UÇK-së morën pjesë, duke treguar me detaje dhe zhdukjen e Behajdin Allaqit.

Sipas gjykatës “Behajdin Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën, të cilët e akuzuan se kishte sjellë një spiun të pretenduar të Serbisë, Shaban Shalën, në radhët e lëvizjes politike të cilës i takonin, me çka i kishte vënë në rrezik të madh anëtarët e lëvizjes”.

Më tej në vendimin e plotë gjykata theksoi se: “Kjo rezultoi në marrjen prej z. Thaçi të rolit që i ishte premtuar Behajdin Allaqit. Trupi Gjykues gjithashtu ka konstatuar se para zhdukjes së tij, Behajdin Allaqi kishte qenë nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇK-së në Drenoc.  Më 11 qershor 1998, ose rreth kësaj date, Behajdin Allaqi u nis prej shtëpisë së vet dhe shkoi në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Pak më pas, mbërritën z. Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e morën Behajdin Allaqin në pranga. Behajdin Allaqi nuk u pa më kurrë dhe Trupi Gjykues është bindur se ai u vra”.

Lexo edhe:

Dënimi i krerëve të UÇK, Berisha: I padrejtë dhe i pamerituar!

Nga Guardian te Reuters, çfarë shkruajnë mediat e huaja për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së

Smith lexoi më tej se; “për të fshehur përgjegjësinë, personat në fjalë ndërmorën masa të ndryshme. Më 1 nëntor 1998, u publikua Komunikata 61 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ku thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Kjo ishte mbulesë që kishte për qëllim të fshihte të vërtetën për atë që i kishte ndodhur Behajdin Allaqit. Po kështu, pas luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Azem Syla u përpoqën të qetësonin familjen e Behajdin Allaqit me ryshfet dhe premtime në mënyrë që të hiqte dorë nga kërkimi i drejtësisë dhe i së vërtetës. Është meritë e jashtëzakonshme e familjes që u rezistoi këtyre ofertave”.

Pjesë nga vendimi

Z. Hashim Thaçi mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme që përfshinin si vijon. Përmes publikimit të komunikatave dhe deklaratave politike dhe përdorimit të “luftës speciale”, z. Thaçi shprehu tolerancë dhe inkurajim për kryerjen e krimeve kundër kundërshtarëve.

Z. Thaçi gjithashtu mori pjesë personalisht në krime, përfshirë në arrestimin, ndalimin dhe marrjen në pyetje të 13 parlamentarëve në Qirez dhe Baicë, në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e paligjshme të Behajdin Allaqit, dhe kishte dijeni për arrestimin dhe ndalimin e disa personave të tjerë.

Në lidhje me Behajdin Allaqin, Trupi Gjykues konstatoi se në vitin 1993, Behajdin Allaqi kishte pasur një mosmarrëveshje serioze me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën, të cilët e akuzuan se kishte sjellë një spiun të pretenduar të Serbisë, Shaban Shalën, në radhët e lëvizjes politike të cilës i takonin, me çka i kishte vënë në rrezik të madh anëtarët e lëvizjes.

Kjo rezultoi në marrjen prej z. Thaçi të rolit që i ishte premtuar Behajdin Allaqit. Trupi Gjykues gjithashtu ka konstatuar se para zhdukjes së tij, Behajdin Allaqi kishte qenë nën vëzhgimin e shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kishin kërkuar të informoheshin për praninë e tij në shtabin e UÇK-së në Drenoc.

Më 11 qershor 1998, ose rreth kësaj date, Behajdin Allaqi u nis prej shtëpisë së vet dhe shkoi në shtabin e UÇK-së në Drenoc. Pak më pas, mbërritën z. Thaçi dhe Kadri Veseli. Ata e morën Behajdin Allaqin në pranga. Behajdin Allaqi nuk u pa më kurrë dhe Trupi Gjykues është bindur se ai u vra.

Për të fshehur përgjegjësinë, personat në fjalë ndërmorën masa të ndryshme. Më 1 nëntor 1998, u publikua Komunikata 61 nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ku thuhej se Behajdin Allaqi kishte rënë dëshmor në betejë. Kjo ishte mbulesë që kishte për qëllim të fshihte të vërtetën për atë që i kishte ndodhur Behajdin Allaqit. Po kështu, pas luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Azem Syla u përpoqën të qetësonin familjen e Behajdin Allaqit me ryshfet dhe premtime në mënyrë që të hiqte dorë nga kërkimi i drejtësisë dhe i së vërtetës. Është meritë e jashtëzakonshme e familjes që u rezistoi këtyre ofertave.

Zhdukja e Behajdin Allaqi

Etiketa: Behajdin Allaqiuck

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dënimi i krerëve të UÇK, Berisha: I padrejtë dhe i pamerituar!

13:55 : 16/09/2026
AKTUALITET

Nga Guardian te Reuters, çfarë shkruajnë mediat e huaja për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së

13:28 : 16/09/2026
AKTUALITET

“Serbia vrau mbi 13 mijë persona”, Osmani: UÇK ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin

13:10 : 16/09/2026
AKTUALITET

Avokati i Thaçit: Godita kokën me grushte kur gjykatësi tha ‘Në emër të popullit të Kosovës”!

13:06 : 16/09/2026
AKTUALITET

Vendimi për liderët e UÇK-së, reagon politika shqiptare/ Rama: Marre! Bardhi: Ditë e rëndë për kombin shqiptar

13:01 : 16/09/2026
AKTUALITET

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, publikohet aktgjykimi i plotë Gjykatës Speciale në Hagë (Dokumenti)

12:32 : 16/09/2026

TË GJITHA

Dënimi i 4 ish-liderëve të UÇK/ Kryegjykatësi Smith tregon me detaje rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit

13:58 : 16/09/2026

Dënimi i krerëve të UÇK, Berisha: I padrejtë dhe i pamerituar!

13:55 : 16/09/2026

Avokati i Kadri Veselit: Ditë e keqe për drejtësinë ndërkombëtare, do të vazhdojmë betejën për pafajësinë

13:47 : 16/09/2026

Kërcënimet ruse/ Von der Leyen kërkon krijimin e Këshillit të Sigurisë Evropiane

13:44 : 16/09/2026

Haxhiu pas aktgjykimit në Hagë: Fjala e fundit juridike nuk është thënë

13:39 : 16/09/2026

Nga Guardian te Reuters, çfarë shkruajnë mediat e huaja për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së

13:28 : 16/09/2026

“Serbia vrau mbi 13 mijë persona”, Osmani: UÇK ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin

13:10 : 16/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com