Avokati i Rexhep Selimit pas dënimit të ish-kreut të UÇK-së me 13 vjet burgim: Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin

16 Shtator 2026 | 14:03

Mbrojtja e Rexhep Selimit, e udhëhequr nga avokati Geoffrey Roberts, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Në një deklaratë të shkurtër për media, Roberts tha se mbrojtja është e zhgënjyer me vendimin, por theksoi se bëhet fjalë për aktgjykim të shkallës së parë.

“Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin, por është shumë e rëndësishme të theksohet se kjo është vetëm faza e parë, beteja e parë, si të thuash. Z. Salimi synon plotësisht t’i ushtrojë të drejtat e tij për ta apeluar këtë aktgjykim përmes kuadrit ligjor të Kosovës dhe ne jemi të bindur se në fund, përfundimisht, ai do të shpallet i pafajshëm për të gjitha këto akuza”, ka thënë ai.

I pyetur për gjendjen e Selimit pas shpalljes së aktgjykimit, Roberts tha se kishte takuar klientin e tij dhe kishte diskutuar me të për vendimin, por nuk pranoi të japë detaje të tjera.

“Më vjen keq, nuk do të pranoj pyetje. Jam takuar me z. Selimi dhe kemi diskutuar për aktgjykimin, por nuk do të jap më shumë detaje”, tha Roberts.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimi në Hagë, Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet e Serbisë për UÇK-në

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të...
13:57 | 16/09/2026

Vendimi në Hagë, Ali Ahmeti: E padrejtë, beteja vazhdon në apel

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas vendimit të marrë këtë të mërkurë në Hagë e cila dënoi me 81 vite burg në total...
13:47 | 16/09/2026

BE për dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, thirrje për përmbajtje: Gjykata të lejohet të veprojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
13:40 | 16/09/2026