Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Krerët e UÇK-së u dënuan me termin “në emër të popullit të Kosovës”, avokati i Hashim Thaçit: Godita kokën me grushte kur e dëgjova

Shkruar nga Newsbomb
Krerët e UÇK-së u dënuan me termin “në
Hagë, 16 shtator 2026 © Credits Reutres

“Në emër të popullit të Kosovës”,  kjo ishte fraza me të cilën gjyqtari Charles Smith nisi shpalljen e aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, një term që ka shkaktuar zemërim dhe reagime të shumta.

Ishte pikërisht kjo frazë që tërhoqi vëmendjen edhe të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Avokati i tij, Pierre-Richard Prosper, duke folur për momentin kur u dëgjua formulimi “në emër të popullit të Kosovës”, ka treguar se ngeli i shtangur, madje dhe “vendosi duart mbi kokë” dhe goditi kokën me grushte.

Kjo frazë e përdorur ka shkaktuar indinjatë te populli shqiptar, për shkak se vendimi lidhej me katër prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjatë luftës së viteve 1998-1999 kishin qenë pjesë e strukturave të UÇK-së.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese