• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Bashkimi Europian fton Kanadanë për t’u bërë vendi i parë “anëtar i asociuar”

14:10 : 16/09/2026
në BOTA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Europian po i hap derën Kanadasë për t’u bërë “anëtari i parë i asociuar” i bllokut, një status që nuk parashikohet në traktatet e BE-së.

Njoftimi i Von der Leyen përbën një ndryshim të rëndësishëm në politikën e BE-së. Blloku historikisht ka qenë kundër kategorive fleksibël të anëtarësimit, ndërsa vendet anëtare kanë reaguar me rezervë ndaj propozimit të Gjermanisë në maj për një anëtarësim të asociuar të Ukrainës, si një hap drejt anëtarësimit të plotë.

“Partneritetet janë një zgjedhje strategjike për Europën. Por ato janë gjithashtu një përgjigje ndaj përçarjes së sistemit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Von der Leyen në fjalimin e saj vjetor në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Ne e shohim botën me të njëjtët sy: nga inteligjenca artificiale te ndryshimet klimatike, nga Arktiku te gjeopolitika. Dhe kemi qëndruar së bashku për Ukrainën, mbrojtjen, lëndët e para dhe zinxhirët e furnizimit. Por mbi të gjitha… Europa dhe Kanadaja besojnë te demokracia”, tha ajo.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, kishte deklaruar në fillim të kësaj jave se Kanadaja po kërkonte një “aleancë unike” me BE-në, por jo anëtarësim në union. Von der Leyen e ftoi Carney-n në Strasburg dhe ai pritet të mbajë fjalimin e tij të enjten.

Lexo edhe:

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva strategjike

A mund ta bëjë BE-ja Shqipërinë një vend më të aksesueshëm?

Vizita e Carney-t në Europë vjen pas përkeqësimit historik të marrëdhënieve mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi negociatat tregtare dështuan muajin e kaluar, duke shkaktuar një seri masash tarifore reciproke.

“Thashë se duhet t’i rimendojmë urgjentisht partneritetet tona. Prandaj, do të doja të punoja me ju për t’i hapur derën Kanadasë që të bëhet anëtari i parë i asociuar i BE-së”, tha von der Leyen.

Ajo shtoi se BE-ja dhe Kanadaja do të bashkëpunojnë në sektorë të ndryshëm, nga prodhimi industrial te inteligjenca artificiale, mineralet kritike dhe energjia.

“Do të punojmë për prodhim inteligjent. Do të krijojmë një aleancë teknologjike. Do të integrojmë bazat industriale të mbrojtjes. Do ta bëjmë Arktikun një projekt të përbashkët kryesor”, tha ajo.

Von der Leyen theksoi gjithashtu se “ky është një partneritet dhe jo një aleancë kundër dikujt tjetër”, në një deklaratë që duket se synon të shmangë përkeqësimin e marrëdhënieve me presidentin amerikan Donald Trump.

Etiketa: BEkanadaja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria, prodhuesi më i madh i naftës bruto në Ballkan, i varur nga importi dhe pa rezerva strategjike

10:21 : 16/09/2026
AKTUALITET

A mund ta bëjë BE-ja Shqipërinë një vend më të aksesueshëm?

08:19 : 16/09/2026
BOTA

BE masa të reja për të lehtësuar lëvizshmërinë e punëtorëve

22:04 : 15/09/2026
BOTA

12 vende të BE-së kërkojnë “blindimin” e Arktikut kundër kërcënimit rus

15:27 : 15/09/2026
AKTUALITET

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

08:28 : 15/09/2026
BOTA

Thatësira ekstreme gjatë verës, BE shqyrton një ligj të ri për ujin

20:31 : 13/09/2026

TË GJITHA

Bashkimi Europian fton Kanadanë për t’u bërë vendi i parë “anëtar i asociuar”

14:10 : 16/09/2026

Dënimi i 4 ish-liderëve të UÇK/ Kryegjykatësi Smith tregon me detaje rastin e zhdukjes së Behajdin Allaqit

13:58 : 16/09/2026

Dënimi i krerëve të UÇK, Berisha: I padrejtë dhe i pamerituar!

13:55 : 16/09/2026

Avokati i Kadri Veselit: Ditë e keqe për drejtësinë ndërkombëtare, do të vazhdojmë betejën për pafajësinë

13:47 : 16/09/2026

Kërcënimet ruse/ Von der Leyen kërkon krijimin e Këshillit të Sigurisë Evropiane

13:44 : 16/09/2026

Haxhiu pas aktgjykimit në Hagë: Fjala e fundit juridike nuk është thënë

13:39 : 16/09/2026

Nga Guardian te Reuters, çfarë shkruajnë mediat e huaja për vendimin e Gjykatës së Hagës për liderët e UÇK-së

13:28 : 16/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com