Hashim Thaçi e la Kosovën të lirë/ Erion Veliaj nuk ndahet nga karrigia që i dha PS-ja
Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës...
Dallimi mes Hashim Thaçit dhe Erion Veliajt është ulëritës...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për dënimin e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në nisje të komunikimit bëhet thirrje për përmbajtje, ndërsa thuhet se asnjë aktgjykim nuk e zhbën të vërtetën historike të Kosovës. Gjithashtu më tej shtohet se regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit, ndërsa anëtarët e UÇK-së vetëm mbrojtën shtëpinë e tyre.
LDK mbështet kërkesën për shterimin e të gjitha kanaleve ankimore, përfshirë edhe ato të Shkallës së Dytë, ndërsa u bën thirrje të gjitha forcave politike “t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën”.
Komunikata e plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pritur me shqetësim shumë të thellë aktgjykimin e sotëm ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përmasën e dënimeve ndaj tyre. Të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e këtij momenti për qytetarët e vendit, bëjmë thirrje për qetësi, maturi dhe përgjegjësi.
Liria dhe pavarësia e Kosovës mbështeten në sakrificën e brezave, në rezistencën politike e paqësore të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe në mbështetjen vendimtare të aleatëve tanë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e të Aleancës Veriatlantike NATO. Kjo trashëgimi është e përbashkët dhe përgjegjësia për ta ruajtur atë na takon të gjithëve.
Asnjë aktgjykim, as ky i sotmi, nuk mund ta zhbëjë të vërtetën historike të luftës në Kosovë. Regjimi i Serbisë ushtroi gjenocid e krime kundër njerëzimit; zhvilloi një fushatë të egër terrori dhe spastrimi etnik në Kosovë; masakroi civilë të pafajshëm, vrau fëmijë, gra e të moshuar, ushtroi dhunë, dëboi me forcë popullsinë dhe dogji e shkatërroi fshatra e qytete të tëra. Këto krime ishin sistematike, pasojat e të cilave rëndojnë edhe sot mbi mijëra familje. Përballë kësaj egërsie, populli i Kosovës luftoi për mbijetesë dhe liri.
Djemtë e vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbrojtën pragun e shtëpisë. LDK-ja mbetet e përkushtuar ndaj shtetit të së drejtës. Mbështesim pa rezervë kërkesën për shterimin e të gjitha kanaleve ankimore, përfshirë edhe ato të Shkallës së Dytë. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi dhe maturi. U kërkojmë përfaqësuesve politikë të tregojnë përgjegjësi në fjalët dhe veprimet e tyre, të shmangin nxitjen e tensioneve dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë dhe të unitetit qytetar. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike t’i lëmë mënjanë ndasitë dhe të qëndrojmë bashkë për ta përballuar këtë periudhë të vështirë për Kosovën. Liria jonë ka kushtuar shumë. Shteti ynë është përgjegjësi e të gjithëve. Ta ruajmë Kosovën, unitetin qytetar dhe miqësitë që i qëndruan pranë në rrugën drejt lirisë e pavarësisë. UÇK mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë; dje, sot e përjetësisht.
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë po ashtu një reagim, ku shprehet se UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit të Kosovës.
“UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë: dje, sot e përjetësisht! Mbi 13 mijë njerëz janë vrarë nga Serbia gjenocidale gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, rreth 10 mijë ishin civilë të masakruar, ndërsa më shumë se 1500 ende mbesin të zhdukur me dhunë dhe në varreza masive. Dhunimet seksuale, torturat çnjerëzore, vrasjet e fëmijëve dhe krimet e tjera të llahtarshme të Serbisë ende mbesin pa përgjigje nga drejtësia ndërkombëtare; ndërkaq, Serbia vazhdon t’i mohojë krimet dhe t’i shpërblejë kriminelët.
Populli i Kosovës u ngrit pikërisht kundër këtyre krimeve dhe në mbrojtje të pragut të shtëpisë. UÇK-ja ishte ushtria e popullit të Kosovës; ishte betimi i përgjakur i njerëzve të shtypur që donin çlirimin e atdheut të tyre. Prandaj, sot e përgjithmonë, do ta mbrojmë drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Shteti i pavarur e sovran i Kosovës është amaneti ynë i përbashkët”, thuhet në reagimin e Osmanit. /CNA
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi...
Një grup qytetarësh kanë arritur para selisë së EULEX-it n...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka rea...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Dënimi me 81 vjet burg i ish-krerëve të UÇK-së është pritu...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
Kanë ardhur reagimet e para nga familjarët e ish-krerëve t...
Ministri i Jashtëm i Kosovës dhe zëvendëskryeministri Glau...
Është pritur me tensione në kryeqytetin e Kosovës shpallja...
Gjykata e Hagës ka caktuar dënimin me 13 vite burg për ish...
Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Kr...
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është ...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur faj...
Gjykatësi kryesues i seancës ndaj katër ish-krerëve të UÇK...
Gjykatësi amerikan Charles Smith po paraqet në seancën në ...
Vijon seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës ndaj ...
Gjykata Speciale e Hagës ka konstatuar se nuk ka pasur kri...
Ka nisur seanca në Gjykatën Speciale të Hagës. Katër ish-k...
Kongresmeni amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për at...
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë një...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një oper...
Raportohet se një aksident rrugor është regjistruar në aks...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Pas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ...
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyr...
Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi...
Një grup qytetarësh kanë arritur para selisë së EULEX-it n...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...