Pas dënimit me 81 vite burg në total të ish-lidërve të UÇK-së, ka reaguar zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç.
Në një prononcim të shkurtër për mediat vendase, Daçi ka deklaruar se dënimi i i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, ka konfirmuar pretendimet e Serbisë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk ka nguruar ta quajë si një “organizatë kriminale dhe terroriste”.
Sa i përket shpalljes së tyre të pafajshëm për krime lufte, Daçiç tha se është manovër politike për t’i shpëtuar nga një dënim edhe më i rëndë.
Ndërsa po ashtu, zyrtari i lartë serb hodhi akuza ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, për të cilët tha se përgjegjës për krime gjatë luftës në Kosovë.
Gjithashtu bëhet me dije se sot në orën 18:30 presidenti serb Aleksander Vuçiç do të mbajë një fjalim të gjatë për dënimin e tyre.
