Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha e lidhi këtë apel edhe me udhëtimin e tij të fundit në SHBA, duke u shprehur se ai duhet të shërbejë si një mundësi për të kapërcyer edhe rezervat e atyre që e kanë konsideruar çështjen e vizës së tij si pengesë për rikthimin në parti.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkim brenda opozitës, duke u drejtuar veçanërisht demokratëve që janë distancuar nga PD-ja për shkak të mospajtimeve politike. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Berisha e lidhi këtë apel edhe me udhëtimin e tij të fundit në SHBA, duke u shprehur se ai duhet të shërbejë si një mundësi për të kapërcyer edhe rezervat e atyre që e kanë konsideruar çështjen e vizës së tij si pengesë për rikthimin në parti.
Ai theksoi se ftesa nuk u drejtohet personave që, sipas tij, kanë interesa të lidhura me qeverinë, por demokratëve që janë larguar për shkak të bindjeve apo mospajtimeve me drejtimin e PD-së. Sipas Berishës, momenti aktual duhet të shërbejë për një rikthim të tyre në strukturat e opozitës.
"Zonja dhe zotërinj, siç jeni informuar, javën e kaluar ne, me një grup drejtuesish të PD, morëm pjesë në konventën e Partisë Republikane të zgjedhjeve afatmesme, i ftuar nga IDU për të marrë pjesë në këtë konferencë së bashku me zotin Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, anëtar i IDU si parti, njëlloj si ne. Vetëkuptohet, pavarësisht nga komentet, kjo nuk ishte një vizitë personale, nuk ishte një udhëtim personal, nuk kishte asgjë personale në këtë udhëtim.
Ishte në respektim të një ftese dhe pjesëmarrje në aktivitetin më kryesor të partisë në pushtet, Partisë Republikane. Para se të shkojmë aty, ne patëm një takim të shkëlqyer me diasporën dhe shpreh një mirënjohje të pakufishme ndaj tyre për pritjen që na organizuan, pritjen vëllazërore, angazhimin, mbështetjen e jashtëzakonshme. Në konventë, faktikisht Dallasi ishte kthyer në kryeqytetin politik, të themi, të SHBA ato ditë. Ndaj dhe ne patëm rast të bëjmë takime me personalitete të shquara, si të Kongresit të SHBA, por edhe të administratës së presidentit Trump. Në të gjitha këto takime, ne kemi paraqitur realitetin shqiptar sipas mendimit tonë.
Dhe, jemi ndalur në dy çështje më themelore, narkoshtetin dhe farsën zgjedhore. Mendoj se kemi gjetur mirëkuptim real me bashkëbiseduesit tanë. Siç është faktuar dhe në qëndrimin e Sekretarit Rubio ndaj zgjedhjeve në Shqipëri, që nuk dërgoi mesazh urimi, sepse sipas zëdhënësit të DASH, ai uron vetëm zgjedhjet e lira, pra e qartë që administrata njihte zhvillimet në procesin zgjedhor, dorën e zezë, siç e shprehu dje kryetari i komisionit të Helsinkit në Kongresin e SHBA, Joe Wilson që tha se janë përdorur nga Edi Rama, organizatat kriminale, faktorë të tjerë për të ndërhyrë në zgjedhjet. Dhe, mendoj se këto takime ishin shumë të dobishme dhe shënojnë konsolidimin e një dialogu intensiv të PD me SHBA, bashkëpunimin me këtë vend të madh.
Por nga ana tjetër duhet të them këtu se ky udhëtim i imi duhet, dhe shpresoj të shërbejë, edhe si një apel bashkimi për të gjithë ata demokratë dhe demokrate, që gjer sot kanë konsideruar ndalimin e vizës për Sali Berishën si një pengesë për t’u bashkuar me ne. Unë i ftoj ata të kthehen te kontributet e tyre. Ata janë njerëz që kanë kontribuar. Nuk e kam fjalën për aksionerët, bashkëaksionerët me qeverinë, se ata nuk vijnë edhe po t’u them unë edhe 100 herë, ata nuk i lënë aksionet e tyre. Por e kam fjalën për shumë të tjerë, të cilët për mendimin e tyre janë distancuar nga partia, nga udhëheqja e saj, etj me radhë. Është një moment që t’i ftoj me shumë sinqeritet, me shumë përzemërsi, dhe u ftoj ju të gjithëve që këtë qëndrim të mbajmë në mënyrë që këta zonja, zotërinj, që janë opozitarë, që qëndrojnë opozitarë, të rikthehen tek investimi i tyre, tek partia e tyre," tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama KORÇË- Kryeministri Edi Rama është përballur me kundërshtime nga qytetarët e Maliqit gjatë diskutimeve p...
Hashim Thaçi HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur ditën e sotme fajtor për krime lufte dhe &e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhjen me dënimin e dhën nga Gjykata Special...
Ivica Daçiç SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivic...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e ...
Foto ilustruse BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në...
Ali Ahmeti SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë dhe thellësisht zhg&eu...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gj...
Vjosa Osmani KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇ...
Pierre-Richard Prosper HAGË- Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si nj&eu...