web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Duka merr pjesë në mbrëmjen gala të Federatës Greke

16 Shtator 2026, 14:17, Sport CNA

Presidenti Duka merr pjesë në mbrëmjen gala të

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Federata Greke e Futbollit me rastin e 100-vjetorit të themelimit.

Në këtë jubile të rëndësishëm për futbollin grek, Presidenti Duka përcolli urimet e tij për Presidentin e Federatës Greke të Futbollit, Chrysostomos Gkagkatsis, si edhe për të gjithë familjen e futbollit grek.

Në mesazhin e tij, Presidenti Duka vlerësoi historinë dhe kontributin e futbollit grek, duke e cilësuar 100-vjetorin një moment të rëndësishëm për t’u duartrokitur dhe nderuar.

“Urime 100-vjetorin e themelimit Federata Greke e Futbollit! Një jubile i rëndësishëm për futbollin grek dhe një histori e pasur për t’u duartrokitur e nderuar. Urimet më të përzemërta Presidentit Chrysostomos Gkagkatsis, si edhe të gjithë familjes së futbollit grek. Gëzuar 100-vjetorin!”, – shkruan Presidenti Duka.

Pjesëmarrja në këtë event përfaqëson një tjetër moment të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes institucioneve të futbollit të dy vendeve, në kuadër të lidhjeve rajonale dhe europiane të federatave.





Lajmet e fundit nga