web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përshtati lokalin për lojëra fati dhe narkotikë/ Pranga pronarit, i biri nën hetim

16 Shtator 2026, 14:24, Kronika CNA

Përshtati lokalin për lojëra fati dhe narkotikë/ Pranga

Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë, pasi e kishte përshtatur ambientin për shitje të lëndëve narkotike dhe lojëra fati.

Në përfundim të operacionit të koduar “Rezultati”, u vu në pranga shtetasi E. C., 47 vjeç, banues në Vaqarr.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje, si dhe pajisje e sende nëpërmjet të cilave dyshohet se luheshin lojëra fati të ndryshme.

Në vijim të veprimeve procedurale u krye kontroll në banesën e 47-vjeçarit, ku u gjetën 1 radio, 1 palë pranga, 1 mjet prerës (thikë) dhe sasi fishekësh, që dyshohet se posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme, nga djali i tij, shtetasi K. C., 22 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga