web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqi i Hagës/ Avokatët e Krasniqit dhe Selimit shprehin zhgënjimin

16 Shtator 2026, 14:18, Kosova & Bota CNA

Gjyqi i Hagës/ Avokatët e Krasniqit dhe Selimit shprehin

Pas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kanë reaguar edhe mbrojtësit e dy ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që gjykohen në tribunalin e Hagës.

Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi tha se nga ky aktgjykim është bërë e qartë se disa prova ose fakte nuk janë konsideruar siç duhet.

“Aktgjykimi tashmë na e ka bërë të qartë se disa prova ose nuk janë marrë parasysh, ose nuk u është dhënë pesha e duhur. Ne do të apelojmë aktgjykimin. Qëndrimi ynë është se i vetmi rezultat i këtij gjykimi duhet të jetë shpallja i pafajshëm e z. Jakup Krasniqi për të gjitha pikat e aktakuzës”, tha avokatja.

Ndërkohë, avokati Geoffrey Roberts i Rexhep Selimit deklaroi se janë të zhgënjyer nga vendimi i dhënë sot në Shkallën e Parë.

“Mbrojtja është e zhgënjyer me vendimin, por theksoi se bëhet fjalë për aktgjykim të Shkallës së Parë. Më vjen keq, nuk do të pranoj pyetje. Jam takuar me z. Selimi dhe kemi diskutuar për aktgjykimin, por nuk do të jap më shumë detaje”, tha Roberts./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga