Tensione pranë selisë së EULEX-it, hidhen lëndë plasëse
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, në zonën industriale në Prishtinë, pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Pjesa më e madhe e protestuesve janë larguar nga zona përreth selisë së EULEX-it teksa autoritetet dhe forcat e rendit po vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet dhe gjendjen e sigurisë.
Gjatë protestës së zhvilluar para selisë EULEX, situata është tensionuar teksa të pranishmit po hedhin lëndë plasëse brenda objektit. Protestat dhe tensionet kanë ardhur pasi Gjykata Speciale në Hagë dënoi me 81 vite burg 4-sh-krerët e UÇK-së.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim. Shqiptarët e Kosovës u mblodhën me shpresën për të festuar lirimin e tyre dhe më pas u kthye në marshim dhe tensione.
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kurti
Pamjet e veçanta nga protesta për UÇK-në, policia me flamurin kombëtar dhe parullën “Liria ka emër” në duar
“UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori”, Rey Manaj reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
- 14:30 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kurti
- 14:27 Pamjet e veçanta nga protesta për UÇK-në, policia me flamurin kombëtar dhe parullën “Liria ka emër” në duar
- 14:14 “UÇK-ja nuk është vetëm një emër në histori”, Rey Manaj reagon pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
- 14:09 Berisha për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK: Dënime tërësisht të pamerituara
- 14:03 Avokati i Rexhep Selimit pas dënimit të ish-kreut të UÇK-së me 13 vjet burgim: Jemi shumë të zhgënjyer me aktgjykimin
- 13:57 Vendimi në Hagë, Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet e Serbisë për UÇK-në