Policia ka zbuluar një lokal në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë, i cili dyshohej se përdorej për shitje të lëndëve narkotike dhe lojëra fati.
Gjatë kontrollit u sekuestruan doza të dyshuara Cannabis Sativa, pajisje për lojëra fati dhe sende të tjera.
Në kuadër të operacionit “Rezultati” u arrestua pronari i lokalit, 47-vjeçari E. C., banues në Vaqarr.
Ndërkohë, pas kontrollit në banesë, nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 22-vjeçar, pasi u gjetën një radio, një palë pranga, një thikë dhe fishekë që dyshohet se posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.














