Haga dënoi Kosovën/ Tensione dhe përplasje jashtë Gjykatës Speciale, familjarët e ish-krerëve të UÇK-së: E papranueshme, do e apelojmë
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
FOTOLAJM/ Ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, qytetarët shpërthejnë në lot 16 Shtator, 12:0...
Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze: Largohuni ose d...
VIDEO/ Në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qindra shqiptarë mblidhen në Hagë, atmosfer&e...
Mbyllet protesta e 108-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 15 Shtator, 22:27 Marshimi i protestuesve/...
Në korrik të vitit 1997, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e cila në atë kohë funksiononte nën autoritetin e Beogradit, kishte shpallur dënimin me 10 vjet burg për Thaçin. Autoritetet serbe e akuzonin për veprimtari që i cilësonin terroriste dhe për sulme kundër policisë e ushtrisë serbe.
KOSOVË- Gati tri dekada para dënimit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi ishte dënuar në mungesë edhe nga sistemi gjyqësor i Serbisë. Në korrik të vitit 1997, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e cila në atë kohë funksiononte nën autoritetin e Beogradit, kishte shpallur dënimin me 10 vjet burg për Thaçin. Autoritetet serbe e akuzonin për veprimtari që i cilësonin terroriste dhe për sulme kundër policisë e ushtrisë serbe.
Procesi ishte zhvilluar në mungesë të tij, në një periudhë kur Serbia i ndiqte dhe i dënonte veprimtarët shqiptarë që angazhoheshin për çlirimin e Kosovës. Thaçi, i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri”, vepronte ilegalisht dhe lëvizte ndërmjet Kosovës e vendeve të tjera, duke iu shmangur arrestimit nga forcat serbe.
Vendimi i vitit 1997 lidhej me veprimtarinë e tij në organizimin e rezistencës së armatosur dhe me sulmet që autoritetet e Beogradit ia atribuonin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia e trajtonte UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për shqiptarët e Kosovës ajo përfaqësonte lëvizjen çlirimtare kundër represionit dhe sundimit serb.
Thaçi nuk e vuajti dënimin e shqiptuar nga gjykata e kontrolluar prej autoriteteve serbe. Dy vjet më vonë, ai doli në skenën ndërkombëtare si drejtues politik i UÇK-së dhe udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë.
Pas përfundimit të luftës, ai themeloi Partinë Demokratike të Kosovës, shërbeu si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa më vonë u zgjodh president. Në shkurt të vitit 2008, si kryeministër, Thaçi e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Në nëntor të vitit 2020, ai dha dorëheqje nga posti i presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara dhe u transferua në Hagë. Sot, më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues e dënoi atë me 25 vjet burgim për krime lufte, duke e shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit./Dosja.al
Sali Berisha "Zonja dhe zotërinj, siç jeni informuar, javën e kaluar ne, me një grup drejtuesish të PD, morëm pjesë n&...
Edi Rama KORÇË- Kryeministri Edi Rama është përballur me kundërshtime nga qytetarët e Maliqit gjatë diskutimeve p...
Hashim Thaçi HAGA- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shpallur ditën e sotme fajtor për krime lufte dhe &e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhjen me dënimin e dhën nga Gjykata Special...
Ivica Daçiç SERBI- Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivic...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e ...
Foto ilustruse BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në...
Ali Ahmeti SHKUP- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka cilësuar të padrejtë dhe thellësisht zhg&eu...
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gj...
Vjosa Osmani KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇ...