​Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së

16 Shtator 2026 | 14:47

Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe lexoi aktgjykimin e shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Smith, shtetas i Amerikës, është emëruar gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017. Përveç drejtimit të panelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai është edhe nënkryetar i kësaj gjykate që nga 29 prilli 2020.

Karriera e tij në Kosovë kishte nisur vite para krijimit të Dhomave të Specializuara. Nga viti 2010 deri më 2013, ai shërbeu si gjyqtar i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit -EULEX.

Në kuadër të këtij mandati, Smith ishte anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës nga viti 2011 deri më 2013. Gjatë kësaj periudhe u zgjodh fillimisht nënkryetar, e më pas kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, thuhet ne biografinë e tij, të shfaqur në uebfaqen e Dhomave të Specializuara.

Para angazhimit në Kosovë, ai kishte një karrierë të gjatë në sistemin amerikan të drejtësisë. Në vitin 1990 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Distriktin e Katërt Gjyqësor të shtetit Iowa. Nga viti 1996 deri më 2010, Smith shërbeu si kryegjyqtar në këtë distrikt dhe ishte njëkohësisht anëtar i Këshillit Gjyqësor të Iowas.

Përpara emërimit si gjyqtar, nga viti 1970 deri më 1989, ai ushtroi profesionin e avokatit privat. Veprimtaria e tij përfshinte çështje civile dhe penale, si dhe raste që lidheshin me biznesin, tatimet dhe trashëgiminë.

Smith përfundoi studimet për drejtësi në Universitetin Creighton në Shtetet e Bashkuara, ku mori gradën “Juris Doctor” në vitin 1970. Po atë vit u pranua në Odën e Avokatëve të Nebraskës, ndërsa më 1971 në atë të Iowas, që është njëra nga shtetet më miqësore amerikane me Kosovën.

Prej vitit 2014 ai ka punuar edhe si ndërmjetësues dhe arbitër.

Në Dhomat e Specializuara, Smith ka kryesuar gjithashtu trupin gjykues në çështjen ndaj ish-drejtuesve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Krahas funksionit të nënkryetarit të gjykatës, ai ushtron edhe detyrën e gjyqtarit të lartë për ankesat e personelit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një reagim të gjatë lidhur me vendimin e marrë këtë të mërkurë në Hagë ku u dënuan...
14:30 | 16/09/2026

Tensione pranë selisë së EULEX-it, hidhen lëndë plasëse

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, në zonën industriale në Prishtinë, pas dënimit të ish-krerëve të...
14:28 | 16/09/2026

Pamjet e veçanta nga protesta për UÇK-në, policia me flamurin kombëtar dhe parullën “Liria ka emër” në duar

Pamje të veçanta janë regjistruar gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në pamjet e publikuara shihen...
14:27 | 16/09/2026