LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Përplasjet e fundit me sistemin e drejtësisë dëshmojnë se kemi të bëjmë me një shtet bandit

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u shpreh se shteti nuk po njeh ligjin dhe po vepron në kundërshtim me parimet dhe me interesat e caktuara. 

16 Shtator 2026, 14:39 Nga E.d
Berisha: Përplasjet e fundit me sistemin e drejtësisë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se përplasjet e fundit me sistemin e drejtësisë dëshmojnë se kemi të bëjmë me një shtet bandit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u shpreh se shteti nuk po njeh ligjin dhe po vepron në kundërshtim me parimet dhe me interesat e caktuara. 

Në lidhje me këtë, lideri demokrat tha se buxheti dhe thesari është i shtetit, ndaj ai nuk mund të quhet i qeverisë. Beritha tha më tej, se të lësh një sistem të tërë pa rroga është një krim të vërtetë kushtetues.

Sali Berisha: Situata në vend është në një rrokullisje dhe kaos, dhe duhet të jemi të qartë, Edi Rama është absolutisht pa asnjë shpresë. Dhe në këtë kuadër na takon ne të bëjmë gjithçka për të krijuar shpresën, alternativën dhe besimin e shqiptarëve. Përplasjet e fundit me sistemin e drejtësisë dëshmojnë se kemi të bëjmë me një shtet bandit, bandë. Tani, që nuk njeh ligj, që vepron në kundërshtim me parimet dhe tërësisht në përputhje me interesat e caktuara. Të lësh një sistem të tërë pa rroga, se je administrator i paaftë, bën një krim të vërtetë kushtetues. Ku e gjen ti autoritetin? Ti i mohon rrogën atij që në përputhje me ligjin del tetë orë në punë.

Çfarë do të thotë kjo? Janë me qindra e qindra punonjës dhe kjo është e paimagjinueshme. Buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit. Thesari nuk është i qeverisë, thesari është i shtetit. Ky është primitiv!
Ky tejkalon çdo lloj kufiri. Mor zotëri, se jemi edhe gabim kur vendos gjykata, ti nuk je gjykatës. Ti gjykatës nuk mund të bëhesh. Por të marrësh përsipër të bllokosh rrogat e punonjësve, s'ndodh kjo, nuk e bën kush. Kjo tregon se ky është një padrino pa asnjë lloj principi shtetari. Po marrim pak më shtruar, Gjykata Kushtetuese mori një vendim. Nuk po them as i drejtë as i padrejtë, po një vendim në të cilin thotë me datë 28 duhet ta shqyrtoni, sjellni ligjin. Dhe ky i mësuar me gjykatën notere, e quajti vendimin e saj, gjë krejtësisht të pavlerë, të padetyrueshëm, si vendim e OJQ-së. Kuptoni ju?

Po pse s'mblodhe parlamentin? Pse s'e bëre ligjin ti gjer tani? Kanë 100% të drejtë ata. Pse nuk e bëre ligjin ti? Po ti, shiko çfarë koncepti primitiv, të turpshëm, se qeveria ka paratë dhe unë i jap siç i jap... Çfarë ke para ti mor? Këto janë të shtetit! Ligjin s'e bëre, çfarë do bëjnë ata tani? Ata zbatuan vendimin të drejtë apo të padrejtë të gjykatës, apo të rrinin pa rroga? Kjo është dëshmia më flagrante e narkoshtetit. Vetëm narkos mund të veprojë në këtë mënyrë. I vuri treshe, e morën aty sikur të ishin togë ushtarësh dhe i thoshte 'preja mikrofonin'. Si mor preja mikrofonin, pse s'të pëlqen mendimi ty? Si i pret në parlament?

Këta janë banditë në çdo qëndrim. Shpif gjë ti, preja mikrofonin. Tjetrit futja duart në fyt duke zbritur shkallët e avionit, si me qenë skizoid i pamjekuar. Këta janë bërë të pakonceptueshëm. E the të atij, jep mendim, po ai mendimin e vet do e japi. Po ai tjetri do të thotë 'Rama nuk po të thotë'. Po a nuk luftuam ne për lirinë e fjalës? Çfarë do të thotë kjo? T'i futësh duart në fyt tjetrit duke zbritur shkallët. Pse tha 'Rama në burg'? Po në burg, e ka pak 100 herë absolutisht, me ato që bën. Pra, ne nuk pranojmë kurrë një gjë të tillë dhe e dënojmë me forcën më të madhe. Nuk ka akt kështu të paprecedentë në histori. Buxheti është i shtetit, thesari është i shtetit. Nuk quhet i qeverisë. Është mësuar të vjedhë gjithë ditën edhe e kujton të vetin. E quajnë të vetin. Urdhëroni, dhe mendon për integrim evropian ky!/Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark