Propozimi i PS-së për pagat në sistemin e drejtësisë/ Gjykata e Lartë: Kuvendi nuk duhet ta miratojë, ja pse
Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me projektligjin për ...
Gjykata e Lartë ka reaguar në lidhje me projektligjin për ...

Korça është gati të mirëpresë edicionin e tretë të “Serenights Festival”, një aktivitet që rikthen në vëmendje traditën e serenatave korçare, duke e ndërthurur atë me muzikën dhe atmosferën festive të qytetit.
Nga data 17 deri më 20 shtator, serenatat do të gjallërojnë hapësira të ndryshme të Korçës, duke sjellë katër net muzikore për qytetarët dhe vizitorët. Festivali nis nesër në Bashtën “Themistokli Gërmenji”, për të vijuar në ditët në vijim në sheshe dhe rrugica të qytetit.
Edicioni i tretë i “Serenights Festival” nis këtë të enjte, në 17 shtator, duke e kthyer Korçën në një skenë të hapur të muzikës dhe serenatave. Përgjatë katër ditëve, aktiviteti do të sjellë një program artistik në disa prej hapësirave karakteristike të qytetit, duke krijuar mundësi për të shijuar muzikën në ambiente të ndryshme, në zemër të Korçës.
Nata e parë e festivalit do të zhvillohet në Bashtën “Themistokli Gërmenji”, duke nisur në orën 19:30. Në skenë do të ngjiten një sërë artistësh dhe interpretuesish, mes tyre Dixi Band, Arben Duro, Gloria Nure, Erika Ahmeti, Stelio Tollkuçi, Bledi Kaso, Rubin Kaso, Ester Troja, Llazar Treni, Gledia Zhilla, Saimir Poda, Besmir Shani, Gani Çibuku, Maria Fuxhi dhe Xhorxhia Xhixho, të cilët do të sjellin performancat e tyre për publikun.
Programi do të vijojë të premten, në 18 shtator, në Sheshin e Mitropolisë, po në orën 19:30. Kjo mbrëmje do të përfshijë interpretime nga Mihallaq Andrea, i njohur si Mjeshtër i Madh, Ermira Kola, Tomi Kondakçi, Flavia Zere, Erika Ahmet, Ester Troja dhe Panajot e Boni Hamzallari.
Një pjesë e veçantë e programit do t’u kushtohet edhe instrumentistëve, me Rajkard Bardhin në trompë, Brikel Guga në saksofon, Aleks Zizin në bateri, Emil Zaharian në bas, Geri Hasanin në piano, Xheni Kupi në tastierë dhe Nuçiel Doko në kitarë.
Të shtunën, në 19 shtator, muzika do të zhvendoset në Pazarin e Vjetër, ku aktivitetet do të nisin në orën 19:30. Në këtë mbrëmje do të performojnë Big Band OSFA, Eli Fara, Redon Makashi, Aurel Thëllimi dhe Bledi Polena, duke sjellë një tjetër atmosferë muzikore për të pranishmit.
Festivali do të përmbyllet të dielën, më 20 shtator, me një program në Rrugicën e Mitropolisë, ku aktivitetet do të nisin në orën 19:00. Mbrëmja përfundimtare do të përfshijë grupin muzikor “Eja pranë meje”, me drejtues Josif Minga, si dhe interpretime nga Jorgjeta Lalazi, Bledi Polena, Gloria Nure, Agron Xhemo, Cofiel Band, Hani i Pazarit dhe Laxarela Deti.
Përgjatë katër netëve, “Serenights Festival” synon të sjellë në vëmendje traditën muzikore të Korçës, duke e bërë atë pjesë të jetës kulturore të qytetit dhe duke krijuar hapësira takimi mes artistëve, banorëve dhe vizitorëve. Me një program që ndërthur serenatat me interpretime të ndryshme muzikore, festivali do të shtrihet në disa prej pikave karakteristike të Korçës, duke i dhënë qytetit një atmosferë të veçantë festive.
“Korça këndon. Serenata bashkon” është motoja që shoqëron këtë edicion, i cili nis nesër dhe do të vijojë deri në 20 shtator./ CNA
Korça përgatitet të vishet sërish me tingujt e serenatës. ...
NDOC GJETJA/ NDERA DHE MARRA E LEZHËS… Krejt pavetëdijshë...
Korça bëhet sërish kryeqyteti i serenatës me edicionin e r...
Ky është Klement Vesho, nga Pogradeci. Prej 28 vitesh, jet...
Me një mbrëmje gala dhe ndarjen e çmimeve është mbyllur ed...
Ka nisur faza e parë e regjistrimeve në Universitetin “Fan...
Në Bibliotekën e Qendrës së Kulturës në Korçë është çelur ...
Serenata korçare rikthehet edhe këtë vit në rrugët, sheshe...
Korani, një prej simboleve të Pogradecit dhe një prej pasu...
Në Drithas të Maliqit, buka e re nuk është vetëm një produ...
Nga Elvi Fundo Me Blendi Fevziun dhe Artion Vreton, siç t...
Ka përfunduar restaurimi i plotë i Bibliotekës së Fëmijëve...
Krahina e Mokrës ka mbledhur sërish banorët e saj, por edh...
Fotografi të rralla të Maliqit, Pogradecit dhe zonës së Go...
Pasditen e djeshme, fshati Polenë në Korçë u kthye në qend...
Fotografi të rralla të Maliqit, Pogradecit dhe zonës së Go...
Për herë të parë, Bishnica, një nga zonat më piktoreske të...
Pogradeci mirëpriti këtë fundjavë edicionin e Lyhnida Fusi...
Salla e pallatit të sportit "Arefi Berberi" në Pogradec u ...
CNA TV udhëton këtë herë drejt Bashkisë së Maliqit, një te...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka bërë një njoftim në lidhje me një laj...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një oper...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...
Kanadaja është ftuar të bëhet anëtarja e parë e asociuar e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ...
Pas avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...