“Dea” rikthehet në Butrint, arkeologët: Një vlerë e shtuar që vjen pas një rrugëtimi afro 100 vjeçar

DEA e Butrintit, një prej veprave më të çmuara të trashëgimisë sonë arkeologjike tashmë është rikthyer në shtëpi. Sipas arkeologes, Elisabeta Mosho pas një rrugëtimi rreth 100 vjeçar nga qyteti antik drejt Romës dhe më pas në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë ajo është riekspozuar në vendin ku u zbulua.
“Është gjetur në Butrint, ishte zbulim sensacional, ka pasur rrugëtim të gjatë nga Roma këtu, pas kaq vitesh”, tha Elisabeta Mosho, arkeologe
Rikthimi i Deas pasuron guidën historike dhe turistike të Butrintit duke u mundësuar vizitorëve të shohin nga afër një dëshmi të jashtëzakonshme të historisë, artit dhe trashëgimisë sonë.
“Ka një rëndësi të madhe për ne, është punim i një niveli të lartë, është pjesë e skulpturave të hershme, mendoj shejk të 2 para erës sonë”, shtoi Mosho.
Parku Arkeologjik i Butrintit përbën një vlerë të rëndësishme turistike për jugun e vendit. Janë mbi 200 mijë turistë që gjatë këtij viti kanë vizituar këtë sit arkeologjikë, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.




