Situata mbetet e tensionuar pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë, ku është rritur numri i protestuesve të mbledhur pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të objektit, duke thyer disa xhama dhe dëmtuar rrethojën e jashtme. Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa makina të shumta kanë bllokuar rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë që të con drejt bazës.
Mediat në Kosovë raportojnë se zyrat e EULEX janë bosh dhe stafi është urdhëruar të punojë nga shtëpia.
Lini një Përgjigje