Vendimi i marrë ditën e sotme nga Gjykata e Hagës, tronditi të madh e të vogël në mbarë shqiptarinë, teksa katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burg. Ndërkohë gjatë një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, gazetari i njohur Milaim Zeka ka shpërthyer në lot.
Ai tregoi se vajza e tij e madhe ishte nisur për në protestën që u mbajt jashtë dyerve të gjykatës, ndërsa me pafajësinë e një fëmije, vajza e tij e vogël vetëm 10 vjeç e kishte pyetur nëse ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi “ka rrezik të vdesë në burg?” dhe sa vjeç është ai.
Më tej ai u shpreh se avokati i Thaçit e drejtoi sot gishtin te Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke theksuar se nëse deputetët e këtij Kuvendi nuk mblidhen të vendosin nën kontroll gjykatën të cilën e konsideroi raciste, daljet e tyre në rrugë ishin të kota.
“Është problemi i vajzave. Vajza e madhe u nis për protestë, ndërsa vajza e dytë që është 10 vjeç më tha ‘babi sa vjeç është Hashim Thaçi?’. Tha ‘a ka rrezik të vdesë në burg?’. E imagjinon bacin Jakup 75 vjeç, të gjithë këta? I vetmi njeri që ka fol, domethënë ç’ka duhet me fol, që unë kam fol që 3-4 vjet, është avokati i Thaçit.
Avokati i Thaçit sot drejtoi gishtin te Kuvendi i Republikës së Kosovës, tek askush tjetër. Harrojeni protestat apo çdo veprim tjetër, nëse nuk mblidhen deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe me vendos nën kontroll këtë gjykatë raciste, puro raciste, kot dalim nëpër rrugë. Kjo po më prek, shqetësimi i fëmijëve tanë se ne e kemi ngrënë këtë dynja. Është turp”, tha Zeka
