Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e cilësoi të rëndë aktgjykimin e sotëm ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se me të “jemi dënuar si popull dhe si shtet”, por theksoi se beteja ligjore nuk përfundon këtu.
“Presim që në Apel të shqyrtohen me saktësi konkluzionet mbi qëllimet e përbashkëta kriminale, përgjegjësinë individuale, autoritetin dhe kontrollin real, vlerësimin e dëshmive dhe çdo çështje faktike apo juridike që mund të ketë ndikuar në aktgjykim”, tha ai në një konferencë për media.
Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin.
Sipas Hamzës, aktgjykimi i shqiptuar sot ishte “një padrejtësi e madhe”.
“PDK-ja do të jetë në përkrahje të luftës së drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme demokratike dhe ligjore për këtë proces”, tha Hamza.
I pyetur për deklaratën e bërë nga avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, që po të ishte deputet do të vepronte në zhbërjen e gjykatës, Hamza u shpreh:
“Ai është avokat. Nuk është deputet, deputetët i kryejnë punët e tyre”.
© SYRI.net
Reagimi/ Kurti: Udhëheqësit e UÇK-së nuk u dënuan me vullnetin e popullit! Vendimi, padrejtësi e papranueshme
Berisha: Vendimi për ish-drejtuesit e UÇK-së i padrejtë! Asgjë s' mund të errësojë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës
Tensione pranë ish-ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët mësyjnë selinë e rrethuar nga Policia