Hamza: Beteja nuk ka përfunduar, PDK do të ndërmarrë të gjitha veprime demokratike dhe ligjore

16 Shtator 2026 | 15:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e cilësoi të rëndë aktgjykimin e sotëm ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se me të “jemi dënuar si popull dhe si shtet”, por theksoi se beteja ligjore nuk përfundon këtu.

“Presim që në Apel të shqyrtohen me saktësi konkluzionet mbi qëllimet e përbashkëta kriminale, përgjegjësinë individuale, autoritetin dhe kontrollin real, vlerësimin e dëshmive dhe çdo çështje faktike apo juridike që mund të ketë ndikuar në aktgjykim”, tha ai në një konferencë për media.

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kanë paralajmëruar se do ta apelojnë vendimin.

Sipas Hamzës, aktgjykimi i shqiptuar sot ishte “një padrejtësi e madhe”.

“PDK-ja do të jetë në përkrahje të luftës së drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme demokratike dhe ligjore për këtë proces”, tha Hamza.

I pyetur për deklaratën e bërë nga avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, që po të ishte deputet do të vepronte në zhbërjen e gjykatës, Hamza u shpreh:

“Ai është avokat. Nuk është deputet, deputetët i kryejnë punët e tyre”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimi i Hagës, Peleshi: Nuk njollosen dot heronjtë e UÇK-së dhe lufta e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
14:51 | 16/09/2026

​Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së

Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe lexoi...
14:47 | 16/09/2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një reagim të gjatë lidhur me vendimin e marrë këtë të mërkurë në Hagë ku u dënuan...
14:30 | 16/09/2026