Berisha: E vlerësoj ngritjen e komisionit për KAYO, Implikojnë Shqipërinë në kontrabandë, blen armë nga zonat e luftës

Berisha: E vlerësoj ngritjen e komisionit për KAYO, Implikojnë Shqipërinë në kontrabandë, blen armë nga zonat e luftës

15:04, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së , lideri Sali Berisha u ndal dhe tek , audiopërgjimi i Ron Yefet, të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, që flet për përfshirjen e qeverisë shqiptare në trafik ndërkombëtar armësh. Ai vlerësoi kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për çështkjen KAYO

Pjesë nga deklarata e Berishes

Ne duhet të paraqesim nismat tona në parlament. 
E vlerësoj ngritjen e komisionit për çështjen KAYO. Askush, e kam thënë dhe e përsëris, as në Macondon e Garcia Marquezit nuk kanë ndodhur këto që ndodhin në Shqipëri. Jo, kurrë. 

Tani me paratë tona, me paratë e taksapaguesve, blihen mjetet dhe i shiten shtetit. Ndodh në botë kjo? Të jap paratë për t'i blerë, i blen dhe tani t'i blej unë prapë. 

Ka vjedhje më të turpshme se kjo miq? Implikojnë Shqipërinë shumë keq në kontrabandë shumë të keqe. Blen armë nga zonat e luftës. E ndaluar me ligje. 

Dhe meqenëse është e ndaluar me ligje të blesh armë nga zonat e luftës, i bjen në Shqipëri dhe i paraqet si prodhim i Veliut dhe Pucës. Turpe të paimagjinueshme. 

Dhe i Yeffeti Agasi,  i huaji Agasi. A e dini ju që edhe aeroportin e Vlorës do t'ia japë Yeffetit? Po ti marrin vetë? Nuk ka mbetur investitor i huaj në Shqipëri, këmbë investitori nuk ka në Shqipëri. 

I përzë një nga një, në mënyra si kjo e Yeffetit. 
Tani në tre arbitrazhe jemi ne nga Behgjet Pacolli. Dhe jua them unë që absolutisht ai nuk ka dasht. Se Begjeti është me atë kuverturën politike, atdhetare, etj., nuk ka patur dëshirë kurrë të padisë Shqipërinë. 

Po si mor, 600 milionë minimumi shkon ajo? 600 milionë! Del tani se do ta marri Yeffeti me Agim Veliun. Këta janë të çmendur, këta i ka çmendur hajnia. Këta s'kanë kufi. 

Iku ministrja e Shëndetësisë. Pse iku? Iku se nuk vodhi, ç’është e vërteta. Po ky që unë i thoja 'hiçollari', ky i rendit. Ai ishte ‘hiçollari’ ja kisha thënë në parlament, ai revoltohej, s'kuptonte... E hoqi menjëherë. Kush e hoqi? Ergys Agasi e hoqi. 

Absolutisht, sepse u arrestua në kundërshtim me vullnetin e Ramës. Edhe ky rroftë partia, se më vjen nga partia ime. Po ama, ky tjetri që erdhi, ky i ka rrënjët në kartele. Ah, jo nuk është kështu i thjeshtë, mos e merrni. 

Ky i ka rrënjët në kartele, prandaj atë e vunë. Po Demon? Ky është me rrënjë. Por Ergysi hoqi ministrin e katërt ama. Ky ishte i katërti, i hiqte Ergys Agasi. Por këtij mirë ja bëri, ky ishte ‘hiçollar’. I thosha 'ti je hiçollari', ai ngrihej aty dhe bënte avokatin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco