Ujësjellësit përmirësojnë financat, por 53% e shoqërive nuk mbulojnë kostot operative
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...

Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lartë dhe forcimi i kapitalit dëshmojnë zhvillimin e qëndrueshëm të Bankës
Banka Amerikane e Investimeve ka përmbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 me një pozicion financiar të shëndetshëm dhe me tregues që dëshmojnë qëndrueshmëri, aftësi të lartë financuese dhe besim në rritje në tregun shqiptar.
ABI Bank po vijon zgjerimin e pranisë së saj fizike në vend si edhe transformimin e degëve NOA në degë NOA/ABI për të ofruar më tepër shërbime bankare. Së bashku me NOA-n, rrjeti i degëve arriti në 59 njësi, të përbëra nga 34 degë të pavarura ABI dhe 25 degë dhe agjenci të konsoliduara NOA/ABI. Gjatë këtij gjashtëmujori rrjeti u zgjerua me 3 degë të reja në Tiranë dhe 1 degë të re në Fier.
Me ritmin më të shpejtë të zgjerimit të rrjetit të degëve në tregun bankar, banka po afrohet më shumë me klientët dhe po rrit aksesin në produktet dhe shërbimet e saj.
Hapja e degëve të reja është pjesë e strategjisë së ABI Bank për të kombinuar zhvillimin e shërbimeve moderne bankare me komunikimin dhe këshillimin e drejtpërdrejtë. Zgjerimi i rrjetit synon t’u përgjigjet më mirë nevojave financiare të individëve dhe bizneseve, duke ofruar shërbim të personalizuar dhe një marrëdhënie më të afërt me klientin.
“Rezultatet e këtij gjashtëmujori konfirmojnë qëndrueshmërinë e modelit tonë të biznesit dhe suksesin e integrimit të NOA Sh.a. brenda strukturës së Bankës. Jemi kështu banka me zgjerimin më të shpejtë të rrjetit të degëve. Të ardhurat operative u rritën ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa baza jonë e kapitalit u forcua më tej, duke na pozicionuar mirë për vazhdimin e rritjes së qëndrueshme dhe përmbushjen e angazhimeve ndaj klientëve, punonjësve dhe aksionarëve tanë” tha Igli Sulaj, Drejtor i Përgjithshëm i Biznesit pranë ABI Bank.

Përmbledhje e rezultateve financiare
Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026 depozitat e klientëve u rritën me 8,6%, duke shënuar ritmin më të lartë të rritjes në sektor dhe kreditë bruto u rritën me 4%, ndërsa totali i aktiveve mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm.
Në qershor të vitit 2026, treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të bankës ishte 21.7%, duke e pozicionuar ABI Bank ndër bankat me kapitalizim të mirë në Shqipëri.
Të ardhurat operative neto arritën shifrën 3.7 miliardë lekë, tregues që reflekton performancën solide të veprimtarisë bazë bankare.
Cilësia e aktiveve gjithashtu mbeti e fortë, me raportin e kredive me probleme në nivelin 2,5%, ndërsa banka ruajti likuiditet të lartë, çka pasqyrohet në një raport të ulët kredi-depozita.

Baza e klientëve të bankës arriti në rreth 123,000 klientë, duke shënuar një rritje prej më shumë se 20% krahasuar me fundin e vitit 2025, e nxitur si nga integrimi i NOA-s ashtu edhe nga rritja e vazhdueshme e aktivitetit të pavarur të ABI Bank.
ABI Bank hyn në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2026 me baza të forta për të vijuar zhvillimin. Përfitueshmëria pritet të mbetet e qëndrueshme, me treguesit e kapitalit dhe likuiditetit dukshëm mbi kërkesat rregullatore. ABI do të vazhdojë të përqendrohet te kreditimi i kujdesshëm, cilësia e mirë e portofolit, ofrimi i produkteve të reja, diversifikimi i burimeve të financimit dhe kthimet e qëndrueshme.
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...
Ndërkohë që pagesat me kartë po shënojnë rritje të lartë p...
Një e katërta e të punësuarve që derdhin kontribute rezult...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 79.2 lekë dhe ...
Nafta në Shqipëri është ndër më të shtrenjtat në Europë, p...
Euro e ka nisur javën me rënie të mëtejshme në kursin e kë...
Prej fundjavës çmimet e karburanteve në tregun e pakicës k...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë publikuar çmimet mesatare të karburanteve në rajonin ...
Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se m...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 78.8 lekë dhe s...
Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arrin afër ni...
Bonusi i Bebes ka mbështetur financiarisht mijëra familje ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 78.6 lekë dhe...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka zbritur sot për herë...
Bilanci i pagesave u përmirësua më tej në tremujorin e dyt...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë nj...
Siguria ushqimore në Shqipëri po kërcënohet vazhdimisht ng...
Siguria ushqimore në Shqipëri ka shfaqur ndër vite problem...
CNA një ditë më parë zbuloi skandalin në spitalin e Dibrës...
Institucionet shtetërore në Shqipëri janë kthyer në një bu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka bërë një njoftim në lidhje me një laj...
Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali në rrugën “Th...
Zbardhen detaje të reja lidhur me operacionin e zhvilluar ...
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një oper...
Viti i ri shkollor ka nisur me rritje shpenzimesh për fami...
Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte...
Këtë të martë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte a...
52 nxënës më pak në klasat e para dhe 680 nxënës më pak në...
DASH ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin e ish-kr...
Duke pasur parasysh situatën e tensionuar të sigurisë në E...
Kanadaja është ftuar të bëhet anëtarja e parë e asociuar e...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ...
Ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Reshat Arban...
Në Pogradec u zhvillua promovimi i novelës “Ditëlindja”, m...
Ky letërkëmbim i rrallë mes dy prej figurave më të ndritur...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lart...
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përmirësuar treguesit...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 79 lekë dhe ...
Nafta Brent arriti një maksimum ditor prej rreth 108 dolla...