“Beteja nuk ka përfunduar”/ Bedri Hamza për vendimin e Hagës: PDK do të ndërmarrë të gjitha veprime demokratike dhe ligjore
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pranë ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, në zonën industriale në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës.
Tubimi vjen pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së për krime lufte, me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim.
Nuk është bërë menjëherë e qartë pse protestuesit kanë zgjedhur ndërtesën e EULEX-it si vend të tubimit.
Megjithatë, ky mision ka rol mbështetës ndaj Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të cilave u ofron mbështetje logjistike dhe operacionale, ndërsa BE-ja është financuesja kryesore e tyre./ REL
Top Channel