Një ditë pas dënimit nga GJKKO, Aldo Avdyli merr dënim të dytë me 3 vite burgim për pistoletën 'Bereta'

Një ditë pas dënimit nga GJKKO, Aldo Avdyli merr dënim të dytë me 3 vite burgim për pistoletën 'Bereta'

13:22, 16/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Nga Elton Qyno Syri.net

Vetëm një ditë pasi gjykata e Posaçme, e dënoi Aldo Avdylin me 4 vite e 8 muaj burgim për “Sigurim të kushteve me qëllim kryerjen e vrasjes” së Durim Bamit dhe “Grup i strukturuar kriminal”, tashmë një dënim i dytë është rregjistruar për “të fortin” e Shijakut.

Ditën e djeshme, gjykata e Tiranës ka vendosur të deklarojë fajtor dhë dënojë me 3 vite burgim, Aldo Avdylin për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”.

Ky vendim, lidhet me rastin e kapjes së Aldo Avdylit në një apartament në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë, ku i shumë kërkuari u kap nga një skuadër operacionale e policisë së Durrësit.

Avdylit ju kapën disa aparate telefonike dhe një armë zjarri pistoletë tip “Bereta”. Ndërkohë bashkë me Avdylin, ditën e djeshme gjykatae Tiranës dënoi me 3 vite burgim dhe Dorian Sherifin, i cili ishte arrestuar për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”.

Sipas hetimit të kryer nga prokuroria e Tiranës, Sherifi ka qënë personi që ka fshehur Aldo Avdylin në disa banesa dhe së fundi ai e strehoi pikërisht në shtëpinë ku u kap nga policia në Tiranë.

Gjatë marrjes në pyetje, Sherifi, ka pranuar akuzën dhe ka treguar disa vende, ku e kishte fshehur Avdylin gjatë periudhës kur ai ishte në kërkim. Ndaj për këtë krim ai u dënua me 3 vite burgim.

Kujtojmë se ndaj 37-vjeçarit, Aldo Avdyli, tashmë ka dhe një proces tjetër penal, që lidhet me rastin e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje në qytetin e Durrësit dhe organizimin dhe financimin e vrasjes së Edmir Koçit alias Malokut në vitin 2021 në Durrës.

Për këtë krime ai ende nuk është gjykuar dhe deklaruar fajtor, pasi çështja vijon të jetë në process hetimi në prokurorinë e posaçme SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco