“Shkojmë në shesh”, protestuesit largohen nga objekti i EULEX-it
Dhjetëra qytetarë u mblodhën para ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, në zonën industriale në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK nga Gjykata e Hagës.
Disa prej hodhën gurë në drejtim të ndërtesës.
Në orët e pasdites mes protestuesve është dëgjuar një thirrje për vazhdimin e protestës në shesh, ku në koordinim me policinë e Kosovës, protestuesit kanë bërë thirrje që të largohen nga ambienti afër objektit të EULEX-it.
“Shkojmë në shesh, nëse jeni për protestë”, është dëgjuar duke thënë njëri prej protestuesve.
Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e UÇK-së fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.
Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, DASH: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për një të ardhme paqësore
Hamza: Beteja nuk ka përfunduar, PDK do të ndërmarrë të gjitha veprime demokratike dhe ligjore
Vendimi i Hagës, Peleshi: Nuk njollosen dot heronjtë e UÇK-së dhe lufta e Kosovës
- 15:35 Dënimi i ish-krerëve të UÇK, DASH: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për një të ardhme paqësore
- 15:24 Hamza: Beteja nuk ka përfunduar, PDK do të ndërmarrë të gjitha veprime demokratike dhe ligjore
- 15:22 Votimi nga Komisioni i Ligjeve i ndryshimeve për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata e Lartë
- 14:56 Pranimi i armëve orbitale nga SHBA, Rusia: Në kohë për të ndaluar një garë armatimesh në hapësirë
- 14:51 Vendimi i Hagës, Peleshi: Nuk njollosen dot heronjtë e UÇK-së dhe lufta e Kosovës
- 14:47 Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së