Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendran, ka bërë me dije se mbrojtja do ta apelojë aktgjykimin e Gjykaytës Speciale në Hagë, teksa e ka cilësuar atë si zhgënjyes. Ajo është shprehur se synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit, duke theksuar se procesi ende nuk ka përfunduar.
“Aktgjykimi tashmë na e ka bërë të qartë se disa prova ose nuk janë marrë parasysh, ose nuk u është dhënë pesha e duhur. Siç thashë, aktgjykimi është zhgënjyes dhe do ta apelojmë atë. Qëndrimi ynë është se i vetmi rezultat i këtij gjykimi duhet të jetë shpallja i pafajshëm e z. Jakup Krasniqi për të gjitha pikat e aktakuzës”, është shprehur ajo duke bërë të ditur se ende nuk ka biseduar me Jakup Krasniqin pas shpalljes së aktgjykimit, por është shprehur se do të flasë me të nesër.
Kujtojmë se Gjykata Speciale e Hagës, shpalli fajtor dhe dënoi me 25 vite burgim ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, sa u përket akuzave për krime lufte, ku akuzohet bashkë me Hashim Thaçin, Rexhep Selimin e Kadri Veselin.
