web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dënimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/ DASH: Shmangni retorikën nxitëse, punoni për të ardhmen paqësore

16 Shtator 2026, 15:59, Kosova & Bota CNA

Dënimi në Hagë për ish-krerët e UÇK-së/

DASH ka reaguar në lidhje me vendimin për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

DASH deklaron se SHBA-ja respekton aktgjykimin e sotëm dhe u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike.

“Shtetet e Bashkuara respektojnë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për përgjegjshmërinë, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në reagim./ CNA





Lajmet e fundit nga