web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djali i Jakup Krasniqit përcjell mesazhin e babait të tij pas vendimit në Hagë

16 Shtator 2026, 16:15, Kosova & Bota CNA

Djali i Jakup Krasniqit përcjell mesazhin e babait të tij pas vendimit

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se sapo ka përfunduar takimin me të, pas dënimit me 25 vite burg në Hagë. 

Ai ka përcjellë mesazhin e Jakup Krasniqit për të gjithë shqiptarët që kanë mbështetur luftën e drejtë të UÇK-së.

Ai thekson se ish-krerët e UÇK-së janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre duke nënvizuar se vendimi i sotëm nuk është dënim për ta pasi fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.

Krasniqi nënvizon se ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Sapo përfundova vizitën me babin.

Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.

Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, shkruan Altin Krasniqi./ CNA





Lajmet e fundit nga