Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndahet nga jeta Kujtim Sinani, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Kulturore "Mallakastra"

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta Kujtim Sinani, Sekretari i Përgjithshëm i
Kolonel Kujtim Sinani

Kolonel Kujtim Sinani, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mallakastra, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Lajmin e trishtë e jep avokati Idajet Beqiri, i cili thotë se Mallakastra ka humbur një intelektual të papërsëritshëm.

Kujtim Sinani do të mbetet gjatë në kujtesën e gjithsecilit mallakastriot, si një njeri me vlera të veçanta, ish-drejtues i aftë dhe tepër i përgjegjshëm në disa pozicione në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës tonë.

"Ai ishte një pasardhës i denjë i një veterani të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, një njeri i virtytshëm, një mallakastriot i spikatur, i cili kudo dhe kurdoherë, në çdo pozitë apo pozicion ku ka shërbyer, ka bërë shumë për krahinën e vet dhe për mallakastriotët e tij.

Kemi humbur një njeri të ditur, një intelektual të urtë, një vlerë përbashkuese dhe një Sekretar të Përgjithshëm të Shoqatës Atdhetare Kulturore Mallakastra, të nivelit të papërsëritshëm.

Dritë pastë shpirti juaj i pastër dhe i mirë, miku, vëllai dhe bashkëpunëtori ynë Kujtim Sinani. I paharruar kujtimi, puna, vepra dhe përkushtimi ndaj atdheut dhe krahinës së Mallakastrës, i Kujtim Sinanit", shkruan avokati Idajet Beqiri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese