Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Fevziu reagon i prekur: U dënuan katër burra që luftuan për të mbrojtur jetën e të tjerëve

Shkruar nga Newsbomb
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, Fevziu reagon i prekur: U
Fevziu dhe ish-krerët e UÇK-së

Nga Haga, gazetari dhe moderatori i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka reaguar i prekur në lidhje me dënimin, në total me 81 vite burgim, të ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gjatë një prononcimi për Klan News, Fevziu është shfaqur i prekur dhe ka deklaruar se, deri në momentin e fundit, ai ka shpresuar që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të shpalleshin të pafajshëm.

Gazetari e quajti vendimin e Hagës si të padrejtë, pasi, sipas tij, u dënuan katër burra që, në një moment delikat të historisë së Kosovës, luftuan për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Po ashtu, ai shprehet i tronditur që ky vendim jepet nga një gjykatë në emër të popullit të Kosovës.

Fevziu: Kam shpresuar deri në momentin e fundit që krerët e UÇK-së do të shpalleshin të pafajshëm dhe sidomos akuzat për krime kundër njerëzimit dhe të luftës do të binin, që në fakt kanë rënë.

Katër krerët e UÇK-së janë shpallur fajtorë për veprat që ju i dëgjuat. Tani, unë nuk komentoj vendimin e dhënë nga një gjykatë e Kosovës, por mund të them me bindje që, në gjykimin tim, është i padrejtë. Një vendim kundër katër njerëzve që, në një moment delikat të vendit të tyre, zgjodhën të luftonin për të mbrojtur jetën e të tjerëve.

Dhe ajo që mua më trondit është që ky vendim jepet nga një gjykatë në emër të popullit të Kosovës. Keni parasysh që u fol për heqje lirie dhe për persona që mund të kenë humbur jetën, që mund të jenë të vërteta, por nuk u fol për 15–16 mijë gjatë luftës. Gra, fëmijë, pleq, nuk kishin asnjë faj. Krimi i tyre i vetëm ishte që ishin shqiptarë.

Video Credits: Klan News

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese