Pas vendimit të marrë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat dënuan gjithësej me 81 vite burg për krime lufte katër ish-krerët e UÇK-së protesta u zhvilluan në Hagë e Kosovë.
Ku gjatë protestës përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në qendër të Prishtinës, disa qytetarë kanë qëlluar me gurë në drejtim të godinës. Teksa i kanë “kërkruar llogari” kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. “Albin hajde poshtë”, raportohet të kenë qenë thirrjet e tyre.
Teksa kujtojmë se një protestë e ngjashme u mbajt paraprakisht para selisë së EULEX-it, në zonën industriale, kur u hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit.
Gjykata e Hagës vendosi sot të dënojë respektivisht me nga 25 vite burg Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vite burg Kadri Veselin e me 13 vite burg Rexhep Selimin, të katërt të akuzuar për krime lufte.
Video credits © Kallxo.com
