“Nuk ndryshon konteksti historik i luftës në Kosovë”, Kroacia reagon pas vendimit të Hagës

16 Shtator 2026 | 16:30

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka reaguar pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ministria thotë se vendimi nuk është përfundimtar dhe gjykimi nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë.

“Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”, thuhet në reagim.

Ministria kroate thekson se aktgjykimi nuk ndryshon kontekstin historik të luftës në Kosovë dhe faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

“Në të njëjtën kohë, ky aktgjykim nuk e ndryshon kontekstin historik të luftërave në Kosovë, e as faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Millosheviqit. Përgjegjësia individuale e personave të caktuar nuk mund të shërbejë si bazë për relativizimin e këtyre krimeve, apo për vënien në pikëpyetje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, përfundon reagimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin gurë drejt godinës së Qeverisë së Kosovës

Tensione janë regjistruar gjatë protestës në Prishtinë, ku një protestues ka hedhur gurë në drejtim të godinës së Qeverisë së Kosovës. Incidenti ka ndodhur gjatë...
16:25 | 16/09/2026

Vendimi i Hagës, Peleshi: Nuk njollosen dot heronjtë e UÇK-së dhe lufta e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...
14:51 | 16/09/2026

​Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së

Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe lexoi...
14:47 | 16/09/2026