Një defekt në tubacionin qendror të Ujësjellësit të Bogovës ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetet e Beratit, Kuçovës dhe fshatrave përreth që prej orës 13:00.
Sipas të dhënave nga shoqëria “Ujësjellës-Kanalizime Berat-Kuçovë”, dëmtimi në linjën kryesore ka ndodhur në fshatin Kakruk.
Sipas raportimeve, ekipet teknike po punojnë për mënjanimin e defektit me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë për të gjitha zonat e prekuara, megjithatë deri më tani pa rezultat.













