SHBA: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shmangni retorikën nxitëse

16 Shtator 2026 | 15:35

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Washingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup: Historia mund të gjykohet, por jo të rishkruhet

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin në shkallë të parë të katër ish-krerëve...
16:29 | 16/09/2026

“Albin, hajde poshtë”, protestuesit hedhin gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë në Prishtinë (VIDEO)

Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës. Protestë e ngjashme u mbajt paraprakisht para selisë...
16:09 | 16/09/2026

Prokurorja Kimberly West: Vendimi i sotëm i rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe drejtësinë për viktimat

Prokurorja e Specializuara, Kimberly West, tha se e mirëpret aktgjykimin dënues ndaj katërshes së UÇK-së, duke thënë se ai është i rëndësishëm për sundimin e...
16:04 | 16/09/2026