Drejtuesit e shtetit dhe partive politike në Shqipëri reguan pas vendimit të Gjykatës special në Hagë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-s. Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha dënoi vendimine hagës, ndërsa tha se akuza nuk është mbështetur në Prova. Edi Rama publikoi vetëm një foto me mbishkrimin MARRE, ndërsa kreu i PL Ilir Meta e quajti ditë të trishtuar. Presidenti Bajram Begaj tha se luftën e UÇK-s nuk e njollos dot askush.
Syri tv
Politika në Shqipëri ka reaguar kundër vendimit të Hagës për dënimin e katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi të padrejtë dhe të pamerituar, dënimin e ish krerëve të Uçk-se, nga Gjykata e Hagës. Në një deklaratë, në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Berisha u shpreh se dënimi nuk u bazua në prova por ne deklarata të Beogradit zyrtar.
Kryeministri Edi Rama, publikoi vetëm një foto me tekst fjalën: MARRE.
Ndërkohë Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilësoi ditë shumë të trishtuar, ndërsa tha se lufta e UÇK-s meriton piedestalin e krenarisë.
Ditë shumë e trishtuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Lufta e shkëlqyer e Kosovës për çlirim, meriton vetëm piedestalin e krenarisë patriotike dhe jo bankën e akuzës dhe dënime absurde, qartazi politike. Dënimi realisht me burgim të përjetshëm i mësuesit dhe intelektualit, Jakup Krasniqit, me moshë 75-vjecare dhe me probleme të rënda shëndetësore, që ka përdorur gjithmonë vetëm penën dhe fjalën, po aq sa kasapi i Ballkanit, Mlladiç është dëshmia më e rëndë e absurditetit të këtij vendimi politik të dhënë gjoja në emër të popullit të Kosovës. Vendin e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka vendosur përjetësisht historia.
Presidenti Bajram Begaj reagoi gjithashtu në rrjetet sociale, duke shprehur trishtim të thellë për vendimin e Hagës, ndërsa se Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Ai shtoi se luftën e UCK-s nuk e njollos dot askush.
© SYRI.net