Prestigjozja evropiane Euractiv vë në fokus bankingun digjital shqiptar

16 Shtator 2026 | 12:47

Zhvillimet në sektorin financiar shqiptar janë bërë pjesë e analizës së medias europiane Euractiv, e cila ka ndalur te transformimi digjital i bankingut dhe potenciali i Shqipërisë për t’u afruar më tej me tregun financiar europian.

Në artikull përmendet edhe Jet Bank, e prezantuar si banka e parë plotësisht digjitale dhe pa degë fizike në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Elvin Mekës, zëvendësrektor dhe dekan në Tirana Business University College, zhvillimi i bankingut digjital mund t’i japë Shqipërisë mundësinë të kapërcejë disa etapa tradicionale të sektorit financiar. Modelet pa degë fizike, sipas tij, mund të ndihmojnë në zgjerimin e aksesit në shërbime financiare dhe në formalizimin e ekonomisë.

Euractiv e vendos rastin shqiptar në kontekstin e reformave që po zhvillohen në Bashkimin Europian. PSD2 krijoi bazën për open banking, ndërsa PSD3 dhe Payment Services Regulation synojnë të rrisin konkurrencën dhe të krijojnë një treg më të unifikuar për shërbimet financiare.

Eurodeputeti Andi Cristea thekson se objektivi duhet të jetë një treg i vetëm europian për bankingun digjital dhe jo 27 tregje të ndara. Kjo qasje krijon më shumë hapësirë për institucione të ndërtuara mbi modele digjitale dhe me potencial për t’u zgjeruar përtej tregut vendas.

Në artikull nënvizohet gjithashtu afrimi i sektorit bankar shqiptar me standardet europiane. Integrimi në SEPA, zhvillimi i open banking dhe përafrimi rregullator shihen si elementë që mund ta lidhin më tej Shqipërinë me tregun financiar të BE-së.

Në këtë kuadër, Jet Bank paraqitet si një nga rastet konkrete që mund të tregojnë në praktikë sa potencial ka Shqipëria për të zhvilluar modele bankare digjitale me shtrirje rajonale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

ABI Bank konsolidon rritjen në gjashtëmujorin e parë 2026

Zgjerimi i shpejtë i rrjetit të degëve, likuiditeti i lartë dhe forcimi i kapitalit dëshmojnë zhvillimin e qëndrueshëm të Bankës. Banka Amerikane e Investimeve ka...
16:27 | 16/09/2026

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: I japim zgjidhje trafikut

Kanë nisur punimet për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në qytet dhe të krijojë një lidhje më të...
19:06 | 15/09/2026

Nga 1 janari 2027, dyfishohet bonusi mujor për pensionistët

Nga 1 janari 2027, pensionistët do të përfitojnë bonus mujor të dyfishuar, krahas indeksimit të pensioneve. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë...
18:42 | 15/09/2026