Milani dhe Juventusi kanë një motiv të fortë financiar për të bërë një rrugëtim sa më të gjatë në Europa League. Përtej prestigjit sportiv, suksesi në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm të UEFA-s mund t’u sjellë të ardhura të konsiderueshme, veçanërisht pas mungesës në Champions League.
Fondi total i Europa League për këtë sezon është 565 milionë euro, që shpërndahen mes klubeve në bazë të rezultateve, renditjes dhe kalimit të tureve. Juventusi ka të garantuara minimalisht 14.4 milionë euro, ndërsa Milani 13.5 milionë.
Diferenca me të ardhurat minimale të Champions League është e ndjeshme. Për Juventusin bëhet fjalë për rreth 33 milionë euro më pak, ndërsa për Milanin diferenca shkon në rreth 25 milionë euro.
Rezultatet në fushë mund të rrisin ndjeshëm arkëtimet. Çdo fitore në fazën e ligës shpërblehet me 450 mijë euro, ndërsa një barazim sjell 150 mijë euro. Pozicionimi në renditjen e përgjithshme sjell gjithashtu bonuse: vendet e para kanë përfitime shtesë, ndërsa vetëm pozicioni i 36-të garanton 75 mijë euro, kundrejt 2.7 milionë eurove për ekipin që e mbyll fazën në krye.
Më pas, një vend në raundin e 16-shes vlen 1.75 milionë euro, çerekfinalja 2.5 milionë, ndërsa gjysmëfinalja 4.2 milionë. Finalja sjell 7 milionë euro, ndërsa fitimi i trofeut edhe 6 milionë të tjera.
Nëse Milani ose Juventusi realizojnë një rrugëtim perfekt dhe llogariten edhe të ardhurat nga biletat, pasi më shumë ndeshje nënkuptojnë edhe më shumë arkëtime, të ardhurat totale mund të arrijnë rreth 45-50 milionë euro.
Megjithatë, ky mbetet një vlerësim dhe shifrat janë ende shumë larg niveleve financiare që ofron pjesëmarrja në Champions League.
© SYRI.net
Formula 1 zyrtarizon kalendarin e 2027-ës, rikthehen dy pista dhe shtohen Sprintet
Ibrahimović sulmon Mbappé-në: Thotë se ka qenë më i miri, por cilat trofe ka fituar?
Messi do t’i japë lamtumirën Argjentinës në ndeshjen e 6 tetorit kundër BeninitBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: