Ibrahimović sulmon Mbappé-në: Thotë se ka qenë më i miri, por cilat trofe ka fituar?

Ibrahimović sulmon Mbappé-në: Thotë se ka qenë më i miri, por cilat trofe ka fituar?

16:45, 16/09/2026

Zlatan Ibrahimović ka reaguar ndaj deklaratave të Kylian Mbappé për garën për “Topin e Artë”, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si sulmuesi francez po e promovon kandidaturën e tij për çmimin prestigjioz.

Mbappé ka deklaruar se nuk beson se ndonjë futbollist tjetër ka pasur një sezon më të mirë se ai. Një qëndrim që nuk është pritur mirë nga Ibrahimović, i cili thekson se vendimi për fituesin duhet t’u lihet votuesve.

“Për të qenë i sinqertë, nuk e kuptoj gjithë këtë fushatë. Është hera e dytë këtë javë që e shoh duke dhënë intervista për të folur rreth ‘Topit të Artë’”, u shpreh suedezi.

Ibrahimović sqaroi se nuk e përjashton Mbappé nga gara për trofeun, por theksoi se francezi nuk është i vetmi futbollist që e meriton të jetë në diskutim.

“Nuk po them se Kylian nuk e meriton. Absolutisht që e meriton të jetë në garë, por ka shumë lojtarë të tjerë që e meritojnë dhe që nuk dalin të bëjnë fushatë për veten”, shtoi ai.

Suedezi solli në vëmendje edhe Lionel Messin si shembull të një lojtari që, sipas tij, nuk ka pasur nevojë të promovojë publikisht kandidaturën e tij.

“Futbolli yt duhet të flasë vetë”, deklaroi Ibrahimović, përpara se të mbyllte me një pyetje të drejtpërdrejtë për Mbappé: “Thotë se ka qenë më i miri, por të na tregojë trofetë që ka fituar këtë vit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco