LIVE UPDATES
Politike

81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së/ Nga kërkesat ndërkombëtare te vota e Kuvendit/ Si u ngrit Gjykata Speciale në Hagë? Rama me helikopter drejt Prishtinës për të kërkuar votat pro

Krijimit të kësaj gjykate i kanë paraprirë pretendimet e ish-prokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte. Ajo pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së ishin përfshirë në ndalimin e personave, disa prej të cilëve, sipas saj, ishin dërguar në Shqipëri, ku dyshohej se u ishin hequr organet.

16 Shtator 2026, 16:18 Nga E. D

81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së/ Nga

KOSOVË- Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan sot me 81 vite burg në total katër ish-krerët e UÇK-së, pasi i shpallën fajtorë për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, janë dënuar me nga 25 vite burg, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite. 

Por si u ngrit dhe nga kush u kërkua Gjykata Speciale në Hagë

Krijimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës u bë pas pretendimeve të ngritura në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty, sipas të cilit pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) akuzoheshin për përfshirje në krime të rënda, përfshirë edhe pretendimet për trafikim organesh. Pas hetimeve të mëtejshme, Kosova mori përsipër themelimin e një mekanizmi të veçantë gjyqësor për trajtimin e akuzave që dolën nga këto hetime

Krijimit të kësaj gjykate i kanë paraprirë pretendimet e ish-prokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte. Ajo pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së ishin përfshirë në ndalimin e personave, disa prej të cilëve, sipas saj, ishin dërguar në Shqipëri, ku dyshohej se u ishin hequr organet.

Për të verifikuar këto pretendime, në vitin 2008, Këshilli i Evropës caktoi senatorin zviceran, Dick Marty. Raporti i Dick Martyt u prezantua në dhjetor të vitit 2010 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në të u kritikuan edhe ndërkombëtarët që kishin administruar Kosovën pas vitit 1999, me pretendimin se kishin neglizhuar hetimin e këtyre rasteve dhe se krimet kishin mbetur të pandëshkuara.

Më vonë është evidentuar edhe në draftrezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku thuhej se është e nevojshme që të hartohej një instrument ligjor ndërkombëtar për të ndjekur penalisht autorët e këtyre krimeve.

Në vijim të kësaj, në fillim të 2011-s u krijua Task Force Special Investigative e BE-së, e cila kishte për qëllim hetimin e këtyre pretendimeve, në krye të secilës ishte prokurori amerikan, Clint Williamsoni, i cili më herët kishte punuar edhe në Tribunalin Penal për Ish-Jugosllavinë. Pas afër tre vjetësh punë në këtë task-forcë, Williamson tha asokohe se kishin arritur të sigurojnë prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë kundër disa zyrtarëve të lartë të UÇK-së.

Kjo task-forcë, e cila ishte krijuar pas pretendimeve për trafikim organesh, nuk gjeti prova për të ngritur një akuzë të tillë. Përpara një deklarate të tillë të Williamson, ish-ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, kishte dhënë disa informacione, duke shtuar se si do të dukej gjykata që do të trajtonte këto akuza e cila sipas saj, do të largonte renë e zezë nga vendi.

Por, Ann Jacobson kishte thënë se sfida në krijimin e kësaj gjykate ishte votimi i tri të katërtave të Kuvendit të Kosovës. Ndёrsa nё letrat qё shkëmbyen presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Catherin Ashton, thuhej se “nëse hetimi i Task-Forcës Speciale Hetimore çon në një aktakuzë dhe në një gjykim, duhet të krijohet një mjedis i përshtatshëm për administrimin e duhur të drejtësisë”.  Rrjedhimisht ishte thënë se për këtë çështje do të duhej që të përdorej një tribunal i specializuar me bazë në Kosovë, por që procedurat do të zhvilloheshin jashtë duke pasur parasysh natyrën e akuzave.

Roli i ndërkombëtarëve

Për krimin e Gjykatës Speciale u angazhuan edhe përfaqësues amerikanë dhe evropianë, të cilët u angazhuan për të bindur autoritetet e Kosovës që të miratojnë themelimin e një Gjykate për të hetuar dhe gjykuar rastet e dyshuara për krime lufte. Në qershor të 2015-s sërish ishte ambasadorja Jacobson që bënte thirrje për formimin e Speciales duke thënë se të gjithë e dinë se cila do të ishte alternativa. Ajo kishte shtuar se SHBA-ja dhe vendet e tjera strategjike nuk do të bllokonin procesin e Kombeve të Bashkuara.

Si u miratua Specialja

Fillimisht, deputetët dhe subjektet politike kishin kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate, por më vonë ata zbutën qëndrimet e tyre. Përpjekja e parë për votimin e marrëveshjes mes Kosovës e BE-së për themelimin e Speciales dështoi më 26 qershor 2015. 

Por, pas pak javësh, më 3 gusht 2015, përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, Listës Serbe, Grupit parlamentar 6+ e disa deputetëve pa grup parlamentar votuan për themelimin e saj. Nga 117 deputetë të pranishëm, votuan 88. Prej tyre, 82 ishin për, pesë ishin kundër dhe një prej tyre abstenoi.

81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së/ Nga81 vite burg për katër ish-krerët e UÇK-së/ Nga

Gjatë fjalimit të tij para Kuvendit, lideri i asaj kohe i PDK-së, Hashim Thaçi, pati thënë se kërkesa e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës për themelimin e Gjykatës për krime lufte është padrejtësia dhe fyerja më e madhe që i bëhet Kosovës. Sidoqoftë, Thaçi pati përsëritur qëndrimin e tij të shprehur, se pavarësisht kësaj padrejtësie, siç e kishte quajtur ai, institucionet e Kosovës duhet të themelojnë këtë gjykatë.

Kundër saj ishte pozicionuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pati thënë se Kuvendi nuk do të duhej të miratonte themelimin e kësaj Gjykate, dhe ishte shprehur i bindur se as Këshilli i Sigurimit nuk do ta themelonte atë. Kurti tha asokohe se kjo Gjykatë nuk do të krijohet nëse Hashim Thaçi nuk do, por ai mendon se nuk do të përfundojë vetë atje. 

Edhe Rexhep Selimi, i cili u dënua sot me 13 vite burg, kërkonte me ngulm asokohe që të mos votohej pro kriijimit të Speciales. Selimi tha se ajo rozolutë ishte kundra pavarsisë së Kosovës. 

Në atë seancë, Partia Demokratike e Kosovës pati dalë edhe me propozimin që Kuvendi të marrë vendim për themelimin e një fondi, përmes të cilit, Qeveria e Kosovës me buxhetin e shtetit t’i mbulonte të gjitha shpenzimet e pjesëtarëve të UÇK-së gjatë proceseve gjyqësore që do të ngrihen ndaj tyre nga gjykata e veçantë.

Në janar të vitit 2016, u miratua Marrëveshja e Përkohshme midis vendeve tё ulëta dhe Kosovës nё lidhje me vendosjen e Institucionit Gjyqësor tё Specializuar tё Kosovës nё Holandё. Kurse, në shkurt të vitit 2016, u miratua marrëveshja me shtetin pritës – Holandën. Më 17 mars 2017, u votua edhe Rregullorja e Procedurave dhe provave tё kёsaj Gjykate. Ato u rishikuan më 29 maj 2017 dhe pasi u vlerësuan në përputhje me Kushtetutën, kanë hyrë në fuqi më 5 korrik të po atij viti.

Për krijimin e Gjykatës Speciale, Rama udhëtoi me helikopter, për të bërë presion që të votonin pro

Në korrik të vitit 2015, pak javë para votimit për themelimin e Gjykatës Speciale, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një vizitë të papritur në Prishtinë. Rama udhëtoi me helikopter drejt Kosovës, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Më 16 korrik, Rama u takua me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa, dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.

Pa dyshim, Gjykata Speciale ishte një nga temat kryesore të takimit. Siç edhe u njoftua atëherë, Edi Rama kishte marrë garanci nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi se do të votonin ngritjen e Gjykatës Speciale. Pavarsisht se dikur udhëtoi drejt Kosovës për të kërkuar vota për krijimin e Speciales, sot pas dënimit të Hashim Thaçit me 25 vjet burg nga Gjykata Speciale, ai e akuzon këtë gjykatë për burgosjen e ish-presidentit të Kosovës./Dosja.al

gjykata speciale

Sondazh

Poll

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Pamje prekëse nga Prishtina/ Polici shpërthen në lot kur protestuesit i vendosin pranë flamurin

Haga dënon ish krerët e UÇK-së me 81 vite burg, vogëlushi shpërthen në lot

Haga e dënoi me 25 vite burg, ja si e priti Hashim Thaçi vendimin

Haga dënon ish- krerët e UÇK-së me 81 vite burg, shqiptarët përplasen me policinë pas vendimit

Haga dënon ish-krerët e UÇK-së, qytetarja në lot:As Millosheviçin se keni dënuar kaq rëndë...

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burg, djali i tij largohet i mërzitur nga Gjykata Speciale në Hagë

Momenti kur Endrit Thaçi mbërrin në ambientet e Gjykatë në Hagë...

E përlotur, bashkëshortja e Jakup Krasniqit dhe djali Altini të pranishëm në ‘Marshin për Liri’

Tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, qytetarët tentojnë të hyjnë brenda

Tensione jashtë Gjykatës Speciale në Hagë, shqiptarët përplasen me policinë, nis shoqërimi i tyre

Pas vendimeve të Hagës, nisin protestat masive në Prishtinë: Marre!

"Jo në emrin tim"/ Haradinaj: Dënimi për katërshen i padrejtë

Rexhep Selimi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 13 vite burg

Kadri Veseli shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 18 vite burg

Jakup Krasniqi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg

Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vite burg, qytetarët ‘shpërthejnë’ në lot

Gerd Hoxha “shpërthen” te “Ligjet”: Nëse do bëni atentat dhe puc kushtetues ...

Reforma e re territoriale/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë i shoqëruar nga djali i tij

Nis gjyqi në Specialen e Kosovës në Hagë, sot shpallet vendimi për 4 ish-krerët e UÇK

Kosova pret nën ankth vendimin e Hagës/ Qindra qytetarë mbushin Prishtinën: Kosova po ju pret!

"Nuk ka arsye për dënim"/ Vëllezërit e Thaçit dhe Krasniqit: Besojmë në luftën e pastër të UÇK-së!

"Jam krenar për UÇK-në"/ Djali i Jakup Krasniqit: Besoj se katër liderët do të lirohen

Në pritje të verdiktit në Hagë/ Djali i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit hyjnë në Gjykatën Speciale

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Tensione para Dhomave të Specializuara në Hagë/ Protestuesit përplasen me policinë holandeze

Seanca për ish-krerët e UÇK-së/ Mbesa e Jakup Krasniqit puth portretin e gjyshit

Qytetarët presin verdiktin për liderët e UÇK në shesh, ja si e gjeti mëngjesi Prishtinën

“Nuk mund të orientoni fjalët e mia”/ Gjyqtari Gerd Hoxha përplaset me Ulsi Manjën

“Bujqësia në kushte skandaloze”, protestuesja: Paratë e BE-së grabiten nga njerëzit e Ramës

"O hajdut o kriminel"/ Protestuesit 'zënë mat' Ballën në kafe, socialisti ikën me telefon në vesh

Protesta në Tiranë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Nuk e ke kuptuar ende punën e një deputeti

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafat e njëpasnjëshme të deputetes socialiste

"Paga bruto e një magjistari"/ Gafa e deputetes socialiste Aulona Bylykbashi

Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagosi ish-vjehrrin me drapër, rrëfehet partnerja: Më ka dhunuar...

‘Lini Veliajn në qeli’! Protestë kundër Veliajt para Gjykatës së Lartë: Në Tiranë paratë u pastruan

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë drejt bllokut të sigurisë

Pagat e magjistratëve/ Braçe i ashpër me KLGJ dhe KLP: Në thesarin e shtetit nuk fut dorën kushdo

Braçe kritika të ashpra ndaj KLGJ dhe KLP për vendimet për pagat: Të kërkojnë falje

Berisha:Trump denoncoi rrezikun komunist dhe rrezikun e drogës, mbi të cilat qëndron regjimi i Ramës

Berisha: Në SHBA shprehëm shqetësimin tonë për përdorimin e drejtësisë si armë politike nga Edi Rama

Berisha: Denoncuam farsën elektorale, sekretari Rubio nuk e uroi Ramën për zgjedhjet!

Berisha: Në epiqendër të takimeve ishte narkoshteti! Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë...

Kapen 41 kg e 350 gramë kokainë në Portin e Durrësit nga Brazili, vlera në treg 2 milionë euro

Dha alarm fals për bombë, për të testuar autoritetet, Jatagani poston videon...

Berisha pas kthimit në SHBA: Morëm pjesë në konventën më të bukur!

Protesta te Zogu i Zi, aktivistët: Policia mbron dhunën, Rama është frikacak

Tensione dhe përplasje fizike/ Protesta te Zogu i Zi, shoqërohen 10 aktivistë

SKANDAL/ Policia dhunon protestuesit, momenti kur efektivi i 'Shqiponjave' i gjuan me gusht në bark