Pamje emocionuese nga protesta në Prishtinë! Polici nuk mban dot lotët pas vendimit të Hagës, protestuesit i vendosin flamurin e UÇK-së

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ka sjellë reagime të forta në Prishtinë, ku gjatë protestës para zyrave të EULEX-it një moment emocional ka tërhequr vëmendjen.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është parë me lot në sy, ndërsa qëndronte në rresht përballë protestuesve dhe vijonte detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë.
Në një moment, protestuesit i vendosën një flamur kombëtar dhe një flamur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjesti e emocionoi efektivin, i cili u pa duke fshirë lotët, ndërsa protestuesit vijonin tubimin e tyre kundër vendimit të Gjykatës Speciale.
Protesta, e nisur para zyrave të EULEX-it, u shoqërua me tensione dhe më pas vijoi edhe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Protestuesit e kanë cilësuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të padrejtë dhe kanë theksuar lidhjen e tyre me historinë e luftës për çlirimin e Kosovës.
/vizionplus.tv




