web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

EKSKLUZIVE/ Rama drejt Greqisë, ja kush e shoqëron

16 Shtator 2026, 17:26, Politikë CNA

EKSKLUZIVE/ Rama drejt Greqisë, ja kush e shoqëron

Kryeministri Edi Rama sot ka zhvilluar një takim në qytetin e Korçës në lidhje me diskutimet e reformës territoriale, për bashkimin e Bashkisë Korçë me atë të Maliqit.

Takimi nuk ishte njoftuar më parë, është vendosur vetëm  në orët e fundit dhe dje socialistët janë përpjekur që të bëjnë njoftime të shpejta për të njoftuar strukturat e tyre në Maliq për të marrë pjesë në takim.

Burime zyrtare i thanë CNA se takimi në Korçë ishte planifikuar një ditë tjetër, por kryeministri e ka ndryshuar agjendën e tij.

Burime nga dogana e Kapshticës i konfirmuan CNA-së se kryeministri Edi Rama është larguar në mesditë drejt Greqisë.

Të njëjtat burime theksuan se kryeministri Edi Rama shoqërohej nga kreu i bashkisë Himarë Vangjel Tavo dhe djali i tij Gregor Rama. Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite të beftë të kryeministrit në Greqi./CNA





Lajmet e fundit nga