Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kishin kthyer lokalin në “laborator” droge, arrestohet tre persona në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Kishin kthyer lokalin në “laborator” droge, arrestohet tre
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, të cilët kishin marrë me qira një lokal dhe e përdornin për përgatitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit me qëllim shitjen e tyre.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit D. R., 26 vjeç, dhe L. Q., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e 18-vjeçarit, policia gjeti sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shkop metalik. Policia bën me dije se shkopi metalik dyshohet se i përkiste vëllait të 18-vjeçarit, shtetasit E. Q., 24 vjeç, i cili u arrestua.

24-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasi që kishte marrë me qira lokalin dhe kamerieri, D. R., 26 vjeç dhe L. Q., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës. Nga kontrollet në ambientet e lokalit u gjetën doza të këtyre lëndëve, si dhe mjete që shërbenin për përgatitjen e dozave.

Më tej, u krye kontroll në banesën e 18-vjeçarit, ku u gjetën sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shkop metalik, që dyshohet se posedoheshin nga vëllai i 18-vjeçarit, shtetasi E. Q., 24 vjeç, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese