Britania: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999
Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës dhe ndihet krenare që me aleatët e NATO-s intervenoi më 1999, ka deklaruar ministri britanik për Evropën, Stewart Wood.
Pas vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, Wood ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor dhe se mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, llogaridhënies dhe pajtimit në mbarë rajonin.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet mike dhe partnere e afërt e Kosovës, duke mbështetur fuqishëm sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin e saj territorial, si dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për rolin që luajtëm së bashku me aleatët e NATO-s në ndihmën për parandalimin e një katastrofe humanitare në vitin 1999 dhe në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008″, ka deklaruar Wood.
Tutje ka thënë se aktgjykimi i sotëm është moment i rëndësishëm, por duke theksuar se ai nuk është “një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj”.
Kos bën thirrje për respektimin e vendimit të Speciales: Shtetet e rajonit të tejkalojnë ndasitë përmes pajtimit
3 organizata për të drejta e njeriut: Faktet për krimet nuk mund të mohohen, Serbia duhet t’i ndjekë penalisht komandantët e lartë
Grenell: Kurti duhet të funksionojë shpejt për shpërbërje të Gjykatës Speciale
- 17:38 Irani i përgjigjet Merzit: Gjermania po shtrembëron qëndrimin tonë
- 17:33 Kos bën thirrje për respektimin e vendimit të Speciales: Shtetet e rajonit të tejkalojnë ndasitë përmes pajtimit
- 17:23 Franca kërkon të bindë BE-në për heqjen e sanksioneve ndaj Alisher Usmanov
- 17:05 3 organizata për të drejta e njeriut: Faktet për krimet nuk mund të mohohen, Serbia duhet t’i ndjekë penalisht komandantët e lartë
- 16:56 Grenell: Kurti duhet të funksionojë shpejt për shpërbërje të Gjykatës Speciale
- 16:43 “S’kemi asgjë me policinë”, Nasim Haradinaj iu drejtohet protestuesve: Të bëjmë thirrje për unitet