Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Gjykata e Hagës i dënoi me 81 vite burg, klubi i Superiores mesazh ish-krerëve të UÇK-së: Historia nuk harrohet, sakrifica nuk shuhet

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Hagës i dënoi me 81 vite burg, klubi i Superiores mesazh
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Gjykata Speciale e Hagës njoftoi ditën e sotme vendimet për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, për të cilët u shqiptua dënimi me 81 vite burg në total.

Një vendim i quajtur absurd në mbarë opinionin publik si dhe i padrejtë për të gjithë ata të cilët kanë rikthyer në kujtesë historinë dhe sakrificat që kanë bërë pikërisht ish-krerët e UÇK-së. Të shumtat kanë qenë kontestimet dhe protestat, si dhe reagimet në rrjetet sociale.

Ndër to është dhe Vora, klubi i Superiores që vjen me një mesazh të gjatë drejtuar ish-krerëve, duke përmendur lidhjen e ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në mesazhin e tyre, klubi vorak shton se nuk duhen harruar kurrsesi sakrificat si dhe ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës në një nga periudhat më të vështira.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese