web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendimi i Hagës/ Komisionerja Kos: Të dënuarit kanë të drejtë ankese

16 Shtator 2026, 17:37, Kosova & Bota CNA

Vendimi i Hagës/ Komisionerja Kos: Të dënuarit kanë të

Komisionerja për Zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor, Marta Kos ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Me anë të një postimi në platformën X, Kos shprehet se të dënuarit kanë të drejtë ankese.

Komisionerja në reagimin e saj bën thirrje aktorëve në rajon për të ndihmuar në shërimin e plagëve të së kaluarës.

Kos u shpreh se vendet e rajonit mund të kapërcejnë ndasitë dhe të ecin drejt një të ardhme të përbashkët në BE.

 

 

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur.

Vendimet e tyre duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë ankese.

Bëhet fjalë për përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, vendet e rajonit mund t'i kapërcejnë ndasitë dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, shkruan Kos./CNA





Lajmet e fundit nga