Serwer: Amerikanët dhe evropianët të ndihen të turpëruar, kanë kriminalizuar një lëvizje çlirimtare të cilën e mbështetën

16 Shtator 2026 | 17:44

Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar pas aktgjykimit dënues që Gjykata Speciale dhe ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Serwer në një opinion të publikuar në faqen e tij “Peacefare.net” ka thënë se amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar që kanë kriminalizuar një lëvizje çlirimtare të cilën e mbështetën dhe e kanë reduktuar drejtësinë ndërkombëtare në hakmarrje politike. 

Serwer ka thënë se nuk është vetëm aktgjykimi i padrejtë, por edhe gjithë gjykata. 

“Pyetja më e menjëhershme është se çfarë ndodh në Kosovë. Shumë shqiptarë atje do ta konsiderojnë rezultatin të padrejtë. Ata do të protestojnë me zemërim, por shpresoj në mënyrë paqësore. Dhuna nuk do të sjellë asgjë. Aktgjykimet do t’i kënaqin, por nuk do t’i bindin plotësisht, shumë serbë. Disa mund të festojnë. Edhe atje dhuna nuk do të sjellë asgjë. Amerikanët dhe evropianët duhet të ndihen të turpëruar. Ata e kanë kriminalizuar një lëvizje çlirimtare që e mbështetën dhe e kanë reduktuar drejtësinë ndërkombëtare në hakmarrje politike. Por ata kanë vazhduar përpara dhe nuk do t’i kushtojnë shumë vëmendje kësaj. Ky është edhe një mësim se pse nuk duhet të jesh tepër miqësor me Washingtonin dhe Brukselin. Nuk është vetëm aktgjykimi ai që është i padrejtë. Është edhe gjykata”, ka shkruar Serwer.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim e Rexhep Selimi me 13 vjet. 
 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britania: Mbështesim fuqishëm Kosovën, jemi krenarë për ndërhyrjen e NATO-s më 1999

Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës dhe ndihet krenare që me aleatët e NATO-s intervenoi më 1999, ka deklaruar ministri britanik për...
17:40 | 16/09/2026

Kos bën thirrje për respektimin e vendimit të Speciales: Shtetet e rajonit të tejkalojnë ndasitë përmes pajtimit

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur i drejtësisë, duke kërkuar që vendimet e...
17:33 | 16/09/2026

3 organizata për të drejta e njeriut: Faktet për krimet nuk mund të mohohen, Serbia duhet t’i ndjekë penalisht komandantët e lartë

Tre organizata për të drejtat e njeriut – Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në Serbi, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) dhe Rrjeti...
17:05 | 16/09/2026